72-vjeçari akuzohet për abuzimin e 17-vjeçares/ Habit babai i vajzës: Është i pafajshëm, s’e bënte kurrë ai te fëmija im këtë gjë

27/04/2020 14:05

Lajmi që 72-vjeçari Bajram Tusha nga Saranda kishte abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare, tronditi mbarë opinionin publik disa ditë më parë.

Por, babai i 17-vjeçares, Vullneti, ka deklaruar se sipas tij Bajram Tusha është i pafajshëm. Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Vullneti tha se Bajrami është mik i shtëpisë së tyre dhe i ka dalë në krah për çdo gjë. Po ashtu ai shtoi se vajza kurrë nuk ka qenë në ambientet e shtëpisë së Bajramit e vetme, pa shoqërinë e tij apo të bashkëshortes.

“Kushtet janë copë copë, Bajram Tusha nuk ka bukë të hajë. Ai më ka dalë në krah për çdo gjë. Nuk e bënte kurrë ai te fëmija ime këtë gjë. Ju i patë vetë kushtet në shtëpi, këtu nuk ka lukse, një djalë që ka në shtëpi Bajram Tusha, vjen një herë në muaj. Djali im, Bajram Tushën e thërret gjysh. Bajram Tusha jeton me kotecin e pulave dhe pensionin e tij, prej 140 mijë lekësh të vjetra. Ka ardhur gruaja ime që ka ndihmuar bashkë me mua, dhe kur ka ardhur vajza ka ardhur bashkë me gruan ose me mua, asnjëherë s’ka qenë e vetme”, u shpreh Vullneti, babai i 17-vjeçares.

Top Channel