“Nuk do ta shikoj nëse transmetohet live”, JD Vance flet për ekzekutimin e Nidal Hasan, Trump: E meriton dënimin me vdekje
Qyteti kinez Wuhan, ku filloi pandemia globale e koronavirusit, tani nuk ka asnjë rast të mbetura në spitalet e tij. Kjo është konfirmuar nga një zyrtar i lartë i shëndetësisë në Wuhan.
Kjo është një ditë historike për Wuhanin që nga shpërthimi i epidemisë.
“Lajmet e fundit janë se deri në 26 Prill, numri i pacientëve të rinj me koronavirus në Wuhan ishte në zero, falë përpjekjeve të përbashkëta të Wuhan dhe stafit mjekësor nga i gjithë vendi,” tha zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Mi Feng në një konferencë.
Qyteti i Wuahnit ka raportuar 46,452 raste, 56 përqind e totalit kombëtar në Kinë. Po ashtu shënoi edhe 3,869 vdekje, ose 84 përqind e totalit të Kinës për sa i përket vdekjeve nga Covid-19.
Top Channel