Fituesi i Nobelit, akuzë të drejtpërdrejtë: Virusi u krijua në laborator

27/04/2020 13:46

Pretendimet se koronavirusi i ri që gjunjëzoi botën nuk është krijim i natyrës, qarkullojnë prej kohësh.

Por së fundi, është fituesi francezi çmimit Nobel në 2008-tën për punën e tij mbi HIV-AIDS, Luc Montagnier, që lëshon një akuzë të drejtpërdrejtë. Montanier thotë se SARS-CoV-2 është krijuar nga biologët në laborator, një pretendim ky të cilin komuniteti i gjerë shkencor deri më tani, ka refuzuar ta mbështesë.

Laureati i Nobelit u shpreh në një intervistë për platformën informative CNews se “ virusi ka dalë nga një laborator i Wuhanit, i cili është specializuar për këto lloje koronavirusesh që në fillimin e viteve 2000. “ Kemi dalë në përfundimin se ky virus është i krijuar”, u shpreh ai.

Montanier pretendon se biologë molekularë kanë vendosur një sekuence ADN-je të HIV-it në një koronavirus, ndoshta “ si pjesë e punës së tyre për të gjetur një vaksinë kundër Sidës”. Ai shtoi se nuk është e qartë si ka arritur mw pas virusi të dalë nga laboratori, ndërsa foli për një “aksident instrustrial”. Montagnier theksoi se nuk është I pari që bën një lidhje të tillë. Ekzistojnë në fakt teori të shumta të cilat pretendojnë se COVID-19 e ka origjinën tek manipulimi gjenetik, por Kina i ka hedhur poshtë të gjithë supozimet se koronavirusi mund ta ketë origjinën në laboratorin e patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan.

Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian përmendi Organizatën Botërore të Shëndetit tw thotw se “ nuk ka prova që virusi i ka fillesat në laborator” dhe se “ nuk ekziston asnjë bazë shkencore” për pohime të tilla.

Top Channel