“Shqipëria është SUPER” Rama poston videon e veçantë: 131 punonjës të karantinuar brenda institucioneve të kujdesit social

27/04/2020 16:07

Kryeministri Edi Rama me anë të një video të postuar në rrjetet sociale ka falenderuar të gjithë punonjësit dhe infermierët që shërbejnë në qendrat e përkujdesit social.

Sipas Ramës janë 131 punojnë, kujdestarë dhe infermierë që janë karantinuar brenda institucioneve të përkujdesit social në Shqipëri.

“BukuriNjerëzore❤. 131 punonjës, kujdestarë e infermierë janë karantinuar brenda institucioneve të përkujdesit social në Shqipëri, për të garantuar sigurinë e jetës dhe shërbimin e vazhdueshëm si për fëmijët me nevoja të veçanta, ashtu edhe për më të moshuarit tanë❤. Hajde flisni Shqipëria kështu e Shqipëria ashtu, po Shqipëria është thjesht SUPER❤ #RESPEKT” shkruan kryeministri Edi Rama.

“Marrim dhe japim dashur gjatë të gjithë kohës”

“Është një detyrë shumë e bukur”

“Zoti na ndihmoftë të gjithëve”- janë disa nga mesazhet e infermierëve.

Top Channel