Infermierja Laura Tanner, 51-vjeçe, ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Basildon, teksa priste së bashku me bashkëshortin urgjencën spitalore.

Kevin dhe Laura, ishin të dy të infektuar me koronavirus, por ndryshe nga 49-vjeçari që ‘ia hodhi paq’ brenda pak ditëve, shëndeti i Lauras filloi të përkeqësohej dhe kishte temperaturë tepër të lartë (rreth 40 gradë).

Paçka përkujdesjes së Kevinit, Laura, nuk arriti dot që të fitonte betejën me COVID-19.

“Ishte e tmerrshme, akoma më duket sikur po jetoj një makth. Djali ynë i vogël ishte në dhomën e tij, në izolim, sepse kishim frikë për të. Laura rrinte në dhomën tonë, nuk hante, as pinte, por vetëm ankohej nga dhimbjet. Teksa e pashë që temperatura e saj nuk po zbriste për ditë të tëra, njoftova ambulancën. Kur u ktheva përsëri tek ajo, Laura ime e dashur ishte në momentet e fundit të jetës”, u shpreh Kevin.

Sakaq, numri i vdekjeve të personelit mjekësor në Britaninë e Madhe i ka kaluar 130 persona. Deri më tani, në të gjithë vendin, si pasojë e koronavirusit, kanë humbur jetën 20,732 persona, ndërsa 152,840 të tjerë janë shpallur të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel