Epstein ka trafikuar deri në 2018 vajza 11-12 vjeçare, thotë prokurorja e Ishujve Virgin

27/04/2020 15:15

Pedofili i famshëm, i vdekur në burg Jeffrey Epstein, ka trafikuar dhe abuzuar seksualisht vazja deri në 11 vjeç, të paktën deri në vitin 2018, thuhet së fundmi në një padi të re ndaj tij nga kryeprokurorja e Ishujve Vigin, Denise N. George.

Aty shtohej se vajza duke nisur nga 11 e 12 vjeç silleshin në vilën e tij private të njohur si Little Saint James (ose thjesht ‘ishuli i pedo-ve), ku raportohet se shpeshherë vinin për pushime emra të njohur të artit e politikës si Bill Clinton e të tjerë.

Në një artikull të New York Times thuhej sot se Epstein mbante të dhëna të kompjuterizuara për vendndodhjen dhe gatishmërinë e viktimave të tij.

“Epstein përdorte rezidencën e tij në Ishujt Virgin të SHBA si një mënyrë për të fshehur dhe zgjeruar aktivitetin e tij”, tha prokurorja George.
Epstein ishte akuzuar për abuzime të tilla me të mitura nga prokurorët e Manhattan prej verës së shkuar, por jo për aktivitete përtej vitit 2005.

Në gusht Epstein raportohet se vari veten në burgun Metropolitan teksa priste gjyqin e akuzave federale të trafikut seksual dhe komplotit.
Por pas hetimeve u zbuua se rojet e burgut nuk e kishin kontrolluar atë për të paktën 3 orë dhe vdekja e tij e dyshimte është tashmë objekt i tre hetimeve të tjera federale, thotë e përditshmja njujorkeze.

Akuzat e reja vijnë nga hetimet e kryeprokurores George dhe nga dokumentet e gjyqeve për çështjet e tij, ku thuhet se Epstein prej disa dekadash drejtonte një skemë abuzimesh seksuale.

Padia e George kërkon sekuestrimin e vilës së tij Little Saint James si dhe ishullin në pronësi të tij Great Saint James, bashkë me disa kompani guaska që Epstein kishte blerë dhe përdorte si front të ligjshëm për trafikun e tij seksual me të mitura.

Sipas padisë, në korrik 2018, Epstein refuzoi lejen e një hetuesi privat të Ishujve Virgin të hynte në pronën e tij të Little Saint James, duke i thënë se “dera e hyrjes” së tij ishte porti i ishullit.

Epstein përdorte një rreth të gjerë bashkëpunëtorësh për të dërguar vajzat e gratë e tij në një vorbull shërbimesh seksuale, duke përdorur viza false nga agjenci modelingu, sipas padisë.

Edhe prokurorët në New York thonë se hetimet e tyre vazhdojnë mbi këdo që mund të jetë ndihmuar Epstein në aktivitetin e tij.

Aty shtohet se në një prej rasteve, një nga viktimat e tij kishte tentuar të largohej nga ishulli pasi ishte detyruar prej ditësh të përfshihej në akte seksuale me një nga bashkëpunëtorët e tij. Më vonë ajo u kap dhe u mbajt peng në ishull.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel