14:18
Veliaj: Mirënjohje ekipeve që po bëjnë një punë kolosale; Çdo qytetar të ruajë higjienën personale dhe distancën
Pavarësisht mbingarkesës me mbledhjen e mbeturinave, që padyshim këto ditët e karantinës janë shumëfishuar, punonjësit e terrenit po bëjnë çdo ditë e çdo natë edhe pastrimin e dezinfektimin e gjithë qytetit, që ai të jetë sa më i pastër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte në një nga botet, të cilat bëjnë dezinfektimin në çdo rrugicë të kryeqytetit, me solucion të posaçëm në këto ditë të vështira.