Moti i favorshëm i kësaj të shtune, me temperatura të larta dhe një probabilitet të ulët për reshje i ka shtyrë njerëzit drejt bregdetit.

Pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 duket se më në fund kjo fundjavë do të na favorizojë disa orë të tëra në plazh.

Për këtë arsye, paraditen e sotme vihet re një trafik i rënduar, veçanërisht në aksin Durrës-Plazh-Kavajë. Siç mund ta shihni nga videoja e siguruar për Top Channel-in, radha e makinave është e gjatë.

Top Channel