Tiranë-  Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Muhedin Llagami, ku si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e makinave, K.K dhe L.B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i mjetit B.D., ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.06.2020, rreth orës  19:46, në rrugën “Muhedin Llagami”,  janë përfshirë në aksident  mjetet me drejtues shtetasit K.K., L.B., dhe B.D. Si pasojë e përplasjes  janë dëmtuar dy drejtues mjetesh shtetasit K.K dhe L.B., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndersa drejtuesi i mjetit B.D., ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel