Uji i ndotur me hidrokarbure/ Në Zharrëz e përdorin për të vaditur tokat

27/06/2020 12:22

Mijëra hektarë toke te mbjella me kultura te ndryshme bujqësore ne njësinë administrative Zharres, nuk vaditen për shkak te mungesës se ujit.

Ndonëse rrjeti vaditës, investim i Bankës Botërore, ka përfunduar një vit me parë, tokat e fermerëve vazhdojnë te vuajnë për pikën e ujit, ndërsa kulturat e ndryshme bujqësore po shkojnë drejt shkatërrimit.

Dëmet e shkaktuara nga mungesa e ujit për vaditje po çojnë drejt falimentimit thuajse te gjithë fermerët e kësaj zone. Maksim Cepele nga fshati Verbas, ka 5 hektarë toke te mbjellë misër, grurë dhe jonxhe. Si pasojë e mungesës se ujit, atij i është dëmtuar i gjithë prodhimi.

Te ndodhur përballë kësaj situate, disa fermerë janë te detyruar te vadisin tokat me elektropompa, por uji i përroit te Zharrezes është tejet i ndotur me mbetje hidrokarbure.

Ne skemën vaditëse te rezervuarit te Kurjanit, përfshihet vaditja e tokave bujqësore ne bashkitë Roskovec Fier dhe Patos. Vakumi ligjor qe është krijuar pas investimit te Bankës Botërore, ka sjellë mosmarrëveshje ne këto tre bashki (Fier, Roskovec dhe Patos) për vaditjen e tokave bujqësore.

Top Channel