Juventus nuk fal dhe vrapon drejt titullit të radhës kampion, teksa mbrëmjen e sotme bëri detyrën ndaj Lecces, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0.

Ishte parashikuar një mbrëmje jo e komplikuar për djemtë e Sarrit, ndërsa gjithçka u bë më e lehtë nē minutën e 31-të kur Lucioni bëri një gabim në stopimin e topit dhe më pas ndali me faull Ronaldon, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe lënë Leccen me 10 futbollistë.

Miqtë u rreshtuan me forca të shumta mbrapa dhe ia dolën të rezistojnë deri në minutën e 53-të, kur Paulo Dybala arriti të dërgojë topin në rrjetë dhe t’i japë avantazhin Juventusit.

Vetëm 10 minuta më vonë Cristiano Ronaldo shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar për Juven, ndërsa Higuain dhe De Ligt vulosën suksesin 4-0 që çon bardhezinjtë në kuotën e 69 pikëve, 7 më tepër se Lazio e vendit të dytë.

Top Channel