Tragjedi në Britani/ Tre anëtarë të një familjeje humbin jetën teksa notonin, babai dhe mamaja u futën për të shpëtuar vajzën që ishte ngatërruar në një rrjetë peshkimi 19/08 14:55
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv përmes të cilit do të dënohen të gjithë ata që tentojnë të shkatërrojnë monumentet historike e kulturore në vend.
Sipas vendimit, çdokush që dëmton një monument publik do të ndiqet “në shkallën më të lartë të ligjit”.
Një numër i monumenteve në Shtetet e Bashkuara janë dëmtuar që nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd, ku protestuesit shfaqën zemërim të madh përmes protestave.
Presidenti, përmes Twitter njoftoi se ka anuluar udhëtimin e tij në Nju Xhersi dhe po qëndron në Uashington për të siguruar se rendi dhe ligji po zbatohen.
Top Channel