Lulzim Basha është në kërkim të ekipit të ri, me të cilët synon të rikthehet në pushtet pas 7 viteve opozitë.

Për herë të parë anëtarësia ka rol vendimmarrës në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, por debati më i ri është nëse do ketë rikthim të kritikëve të kryetarit të partisë, si rasti i Jozefina Topallit, nëse ajo propozohet nga demokratët e Shkodrës.

Partia më e madhe në opozitë hap dyert për kritikët e lidershipit, por jo për Rudina Hajdarin, e cila doli kundër vendimit të partisë për djegien e mandateve duke u etiketuar si “tradhtare”.

Në zgjedhjet e shkuara aleatët u bënë pjesë e listave të Partisë Demokratike. Për ta nuk ka ende vendim, por Gazment Bardhi la të kuptohet se nuk është kundër ideve të hedhura në publik nga vetë aleatët.

Edhe pse 80 përqind e kandidatëve për deputet do të përzgjidhet për herë të parë nga anëtarësia, renditja në listën përfundimtare  do varet nga pesha e tyre në elektorat, në zonat ku ata propozohen.

Top Channel