Ilustrim

Qyteti i Vlorës ka shënuar një numër të lartë të rasteve të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 61 raste të reja, nga të cilat 11 janë në qytetin e Vlorës.

Nga 6 fasoneri qe ka qyteti i Vlores, dy prej tyre janë mbyllur pasi disa nga punonjësit kanë rezultuar pozitiv.

Fasoneritë që janë mbyllur janë rrobaqepësi, ndërkohë që burime nga inspektoriati shëndetësor bëjnë me dije se të 11 rastet sot që kanë rezultuar pozitiv kanë qenë punonjës të fasonerive.

Dita e sotme ka shënuar dhe numrin më të larte me covid në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë, shpërndarja gjeografike e 61 rasteve është si vijon: 12 të prekur në Tiranë, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga 3 raste në Pukë, Korçë, Kurbin, 2 në Krujë dhe nga 1 rast përkatësisht në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë, Belsh.

Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Top Channel