Makina përplas motorrin dhe e merr përpara për kilometra të tëra

26/06/2020 22:35

Një episod interesant është shënuar në Britaninë e Madhe. Një makinë tip “Odyssey” kishte të ngjitur në pjesën e parme të saj një motor dhe me të po përshkonte  një autostradë. Në drejtimin e makinës raportohet se ishte 25-vjeçari Geroge Valentin.

Ai u fut në autostradë me një shpejtësi prej 110 km/ orë dhe goditi motorin e drejtuar nga Chain Arunritthirot, i cili pretendon se 25-vjeçari e ka goditur qëllimisht. Fatmirësisht Chain nuk ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit, ndërsa Geroge pasi ka ecur disa kilometra me motorin ngjitur,  është larguar nga makina dhe ka tentuar të arratiset, por është vënë në pranga nga polica disa orë më pas, shkruajnë medat e huaja.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel