Kokainë e mijëra euro/ Arrestohet i riu shqiptarë në Itali, pranga nënës së tij dhe një 31-vjeçari

26/06/2020 20:46

Tre shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Gualdo Tadino në Itali. Sipas mediave italiane të arrestuarit janë një djalë 24-vjeçar së bashku me nënë e tij. Ndërsa i arrestuari i tretë është një 31-vjeçar po me origjinë shqiptare.

Fillimisht në pranga ka rënë 24-vjeçari pasi ishte përfshirë në trafik droge. Pas kontrolleve të ushtruara karabinierët kanë gjetur dy kilogramë kokainë si dhe 68 mijë euro. Tashmë të tre të arrestuarit do të përballen me akuzën e trafikut të drogës.

Top Channel