Yuri Kim viziton Autoritetin e Dosjeve: Varrosja e të vërtetave në errësirë, i kthen në fantazma…

26/06/2020 19:32

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ditën e sotme ka vizituar Autoritetin e Dosjeve.

Në këtë institucion, Yuri Kim është njohur me histori të persekutimit të të përndjekurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Kim pas takimit shkruan se varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që përndjekin ndërgjegjien e dikujt.

STATUSI I YURI KIM

Varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt. Faleminderit që treguat një pjesë të dhimbshme, por të rëndësishme të historisë së Flamurit të Shqipërisë.

Top Channel