Numri i të vdekurve në Mbretërinë e Bashkuar si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) ka shkuar në 43.414, me një rritje prej 186 viktimash në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 1.006 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19, për ta çuar shfirën e përgjithshme të të infektuarve në 309.360.

Vendi ka kryer 165.665 teste të reja, me çka numri i përgjithshëm i testeve ka shkuar në 8.911.226.

Britania radhitet e para në Evropë për sa i përket numrit të vdekjeve nga virusi dhe e treta në botë pas SHBA-së dhe Brazilit.

Kufizimet që filluan në 23 mars në Britani, pjesërisht u lehtësuan më 13 maj, duke u hequr kufizimet e lëvizjes për stërvitje dhe për punëtorët që nuk kishin mundësi të punonin nga shtëpia, siç janë ata në sektorin e ndërtimtarisë dhe prodhimit.

Në fazën e dytë të lehtësimit u vendos që të hapen shkollat fillore dhe të fillojnë garat profesionale sportive që nga 1 qershori, si dhe të hapen të gjitha dyqanet me pakicë më 15 qershor.

Ndërkaq, siç është njoftuar, në fazën e tretë që do të fillojë nga 4 korriku, do të rihapen restorantet, baret, hotelet, parukeritë, kinematë, objektet e kultit, muzetë, bibliotekat dhe galeritë.

Top Channel