Shokon me komentet Bernie Ecclestone: Njerëzit me ngjyrë janë më racistë se të bardhët

26/06/2020 20:57

Ish-pronari miliarder i Formula 1, Bernie Ecclestone ka thënë sot në një intervistë shokuese televizive se “njerëzit me ngjyrë janë më racistë se të bardhët.

Madje ai shtoi ishte i habitur nga qëndrimi i gjashtë herë kampionit të botës Lewis Hamilton që tha se ishte zemëruar kur fansat e tij e mbështesnin me fytyrë të ngjyrosur ne të errët.

Mes komenteve të tjera që nga shumë u quajtën të papërgjegjshme, 89 vjeçari tha në intervistën me CNN Sport: “Në shumë raste, njerëzit me ngjyrë janë më racistë se të bardhët”, por kur u sfidua nga intervistuesi për përgjigjen Ecclestone tha se nuk kishte prova për këtë por e kishte “vërejtur” gjatë viteve.

Ai shtoi: “Jam i çuditur që Hamilton shqetësohet për këtë. Më vjen shumë keq që ai e merr kaq seriozisht, nuk mendoja se kishte të bënte me të”.
Kampioni i Formula 1 Hamilton është bërë një mbështetës i zëshëm i protestave anti-racizëm të grupeve Lives Matter dhe këtë muaj mori pjesë në një demonstrim në Londër.

Ecclestone tha se vendimi i heqjes së statujave që kishin lidhje me skllavërinë ishte “budalla”, duke shtuar se ‘të rinjve u duhen treguar statujat për të kuptuar ato që janë bërë gabim gjatë historisë’.

Biznesmeni thotë: “Në këtë mënyrë ata rriten pa menduar fare për këto gjëra. Mendoj se është budallallëk heqja e statujave”.

Komentet e tij vijnë pasi Hamilton ka folur hapur kohët e fundit për abuzimin racor që ka ndjerë. “Për mua dhe për shumë të tjerë nëpër botë, të shikuarit e vdekjes së George Floyd aktivizoi një dhimbje të thellë, tmerr dhe zhgënjim. Ne si komb i dënojmë shpejt gjestet raciste apo bananet që i hidhet në fushë futbollistëve, por kur është puna për zgjidhjen strukturore të çështjeve racore, njerëzit në pushtet heshtin”.

Ecclestone tha në intervistë se megjithse është “çështje e rëndësishme” askush nuk ishte shqetësuar më parë për të.

Top Channel