E premte, 27 Mars 2020
07:06
16 vdekje të reja, shkon në 75 numri i viktimave nga Covid-19 në Turqi

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, konfirmoi 16 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në vend ka shkuar në 75.

06:46
Ja ushqimet që shpëtojnë mushkëritë

Mushkëritë janë pre e shumë kimikateve, që shkaktojnë një sërë sëmundjesh të rrezikshme. Një prej substancave më të dëmshme për mushkëritë është nikotina, të cilën e marrin jo vetëm duhanpirësit, por edhe personat pranë tyre. Kjo substancë futet në gjak dhe zgjat nga 6 deri në 8 orë.

06:31
Tensioni i lartë i gjakut dhe koronavirusi/ Çfarë duhet të dini

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë pandemisë së Koronvirusit. Këtë e kanë treguar shembujt e shumtë që vijnë nga Kina dhe Italia, dy prej vendeve më të goditura nga pandemia. Në rastin e Kinës, 25-50 përqind e njerëzve që shkuan në spital me simptoma të COVID-19 vuanin nga:

06:01
Kriza në turizëm/ Nga pandemia rrezikohen 50 milionë vende pune

COVID-19 i ka shtrirë efektet e tij edhe përtej shëndetit. Përhapja në thuajse 200 shtete të botës dhe kthimi në një pandemi globale, ka paralizuar çdo lëvizje dhe veprimtari, duke izoluar miliona njerëz. Tregëtia, transporti e një sërë biznesesh të rëndësishme në këto vende janë mbyllur tërësisht.

05:30
Irani mohon se një ish-agjent i FBI-së vdiq atje

Irani ka mohuar pretendimin e familjes së ish-agjentit të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Robert Levinson, se ka vdekur teksa ka qenë në mbajtje, duke thënë se ai është larguar nga ky shtet disa vjet më parë. “Të dhëna të besueshme” tregojnë që Levinson është larguar nga Irani drejt një “destinacioni të paspeficikuar” në një periudhë në të kaluarën, ka thënë një zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane.

05:02
SHBA-ja akuzon Maduron për narko-terrorizëm

Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe zyrtarë tjerë të lartë shtetërorë për vepra penale që lidhen me trafikim të drogës. Ky hap, që do të rrisë tensionet në mes të të dyja kombeve, është bërë i ditur nga Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr.

04:39
Putin kërkon heqjen e sanksioneve në Samitin e G20-ës

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka propozuar Grupit të 20 vendeve më të industrializuara, përmes një video konference, që të ngrihen sanksionet, ashtu që shtetet të luftojnë më mirë pandeminë me koronavorus, që ka infektuar më shumë se 500,000 persona në gjithë botën, dhe ka lënë të vdekur rreth 23,000 të tjerë.

04:17
SHBA tejkalon Kinën me numrin e të infektuarve me koronavirus

Shtetet e Bashkuara tani mbajnë rekordin e numrit më të madh të rasteve me koronavirus, pasi deri më tani mbi 84,404 pacientë kanë rezultuar pozitivë në teste.

03:43
Fauci: Koronavirusi mund të bëhet ciklik

Eksperti kryesor i qeverisë amerikane për sëmundjet infektive paralajmëroi se shpërthimi i tanishëm i koronavirusit mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet më i fuqishëm për herë të dytë nëse nuk bëhen përgatitje të mjaftueshme për ta parandaluar. Ai i bëri komentet të mërkurën gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

03:14
Ilaçi eksperimental Remdesivir, mund të bëhet më i disponueshëm

Një kompani bioteknike amerikane ka ndaluar miratimin e veçantë që kishte marrë për përdorimin e një ilaçi që po testohet si një trajtim i mundshëm për COVID-19, por thotë se po punon me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera për ta bërë ilaçin eksperimental më të disponueshëm në më shumë vende. Remdesivir, një ilaç i prodhuar fillimisht për trajtimin e Ebolës, po kalon një numër provash klinike në SHBA dhe gjetkë për të përcaktuar sigurinë dhe efikasitetin e tij kundër sëmundjes së lindur nga koronavirusi, me rezultatet e para që priten në muajt e ardhshëm.

02:41
Trump përpiqet të qetësojnë amerikanët për pasojat ekonomike nga koronavirusi

Presidenti amerikan Donald Trump u përpoq të lehtësonte shqetësimet e publikut për pasojat financiare dhe ekonomike nga koronavirusi. Duke folur në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të enjten, presidenti Trump përsëriti se “ne jemi duke u kujdesur për njerëzit tanë”.

02:19
G-20 virtuale, 5 trilion $/ Ndihmë ekonomisë globale të gjunjëzuar nga koronavirusi

Vendet e G20-tës ranë dakort të injektojnë së bashku $5 trillion dollarë në ekonominë globale për të luftuar ngërçin që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit në mbarë botën.

01:48
A ka raste koronavirusi në Korenë e Veriut, vendi më i izoluar në botë?

Koreja e Veriut ka kërkuar pa shumë bujë ndihmën e vendeve të tjera kundër koronavirusit, edhe pse publikisht e mohon ekzistencën e ndonjë rasti në tokën e vet.

01:15
Në mesin e pandemisë, papunësia në SHBA mbërrin nivel rekord!

Numri i personave që kanë humbur vendet e punës në Shtetet e Bashkuara arriti shifra rekord në një kohë kur ekonomia përballet me vështirësi të mëdha për shkak të përhapjes së koronavirusit të ri.

00:48
Shënohet viktima e 7 nga Covid-19, shkon në 174 numri i të prekurve nga virusi

Në Shqipëri u shënua viktima e shtatë nga koronavirusi. Një paciente 85-vjeçare humbi jetën gjatë mbrëmjes të se enjtes. Viktima kishte mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

00:26
Kurti: Qeveria në detyrë do të vazhdojë punën

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti reagoi pas rrëzimit të qeverisë nga mocioni i inicuar prej partnerit të vet qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

E enjte, 26 Mars 2020
23:45
4 fëmijë të testuar për Covid-19? Mjekja pediatre tregon gjëndjen e tyre në Open

Mjekja pediatre, Gjeorgjina Kuli me anë të një lidhje skype foli në Open në Top Channel për 4 fëmijët e testuar për Covid-19. Sipas saj situata nuk është shqetësuese.

23:09
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacientja 85-vjeçare, viktima e 7 e COVID-19 në Shqipëri

Gjatë mbrëmjes së sotme ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv.

22:52
Sa të rrezikuar janë fëmijët? Flet në Open pediatrja

E ftuar me anë të një lidhje me “Skype”, në studion e emisionit “Open”, të drejtuar nga Eni Vasili ishte pediatrja Gjeorgjina Kuli-Lito.

22:51
SHBA: Nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh Kosovë – Serbi

Shtetet e Bashkuara theksuan të ënjtën se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se bisedimet ndërmjet të dyja vendeve duhet të çojnë në njohje të ndërsjellë.

22:43
Doktori i njohur në Open: Mos përdorni kondicionerin, rrezik i lartë infektimi

Doktori i njohur Roland Xhaxho ishte sërish i ftuar në Open në Top Channel ku foli për mënyrat e përhapjes. Sipas Xhaxhos nuk duhet përdorur aspak kondicioneri.

22:42
Takimet me Brataj/ Manastirliu: Nuk e kam bërë testin, i respektoj masat

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu foli në Open në Top Channel me një lidhje skype ku tregoi zhvillimet e fundit. Manastirliu tregoi se nuk e ka bërë akoma testin edhe pse ka bërë shpesh takime me Shefin e Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ku ky i fundit rezultoi pozitiv.

22:38
Papa Françesku pritet të bëjë testin e dytë, murgu që jetonte në të njëjtën rezidencë del i prekur nga CoVid-19

Vatikani është përfshirë në një situatë paniku për shkak se një nga murgjit që banonte në të njëjtën rezidencë me Papa Franceskun ka dalë i infektuar me CoVid-19.

22:36
Talenti i Ajaksit zgjohet nga koma pas 2 vitesh dhe 9 muajsh, babai: Nuk na njeh

Ishte data 8 korrik 2017 dhe po luhen një ndeshje miqësore midis Ëerder Bremen dhe Ajaks. Po luhej minuta e 72 e takimit dhe Abdelhak ‘Appie’ Nouri shtrihet në tokë.

22:17
Kosovë/ Shënohen edhe 7 raste të reja me koronavirus, të gjitha nga Malisheva

Sonte në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar edhe 25 mostra nga Malisheva prej të cilëve 7 rezultuan pozitive.

22:17
Esencë ligësie; Seksi me të mitur po bëhet biznes i madh në SHBA

Figura të shoqërisë civile dhe të mediat ngrejnë alarmin së fundmi në SHBA se fëmijë, vazja, disa prej të cilave më pak se dhjetë vjeç, po shiten e blihen për seks në vend.

22:12
Manastirliu: Herën e fundit kanë ardhur 2000 teste, priten edhe 10000

Në Open në Top Channel po flitet për përballjen e Shqipërisë me pandeminë e koronavirusit. Zhvillimet e fundit i tregoi në Open ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se qeveria ka ndjekur këtë strategji dhe po rezulton e suksesshme.

22:08
Chelsea ka gati ofertën për Kumbullën, Interi duhet të ketë kujdes

Lajme “të këqija” për Interin rreth së ardhmes së Marash Kumbullës, qendërmbrojtësit kuqezi, i piketuar nga trajneri Antonio Conte si pasardhës i uruguaianit Diego Godin. Mediet italiane raportojnë se për 20-vjeçarin shqiptar, Chelsea i Londrës ka përgatitur një ofertë prej 23 milionë eurosh, me synim vënien e futbollistët që në verë nën urdhrat e Frank Lampardit.

21:59
Avionët turq shkelin hapësirën ajrore gjatë festës së ushtrisë greke për Festën Kombëtare

Forcat e Armatosura të Greqisë shënuan përvjetorin e festës kombëtare të Luftës së Pavarësisë të mërkurën me një ceremoni në kufirin me Turqinë në Evros.

21:58
Ministrja e Shëndetësisë: Javën që vjen pritet rritja e numrit të infektuarve

Në Open në Top Channel po flitet për përballje me pandeminë e koronavirusit. Në një lidhje skype foli ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku tregoi zhvillimet e fundit. Manastirliu tha se pritet që javën që vjen të rritet numri i të infektuarve.

21:55
Manastirliu tregon të rejat e fundit në Open: 73 pacientë në spital, 4 të intubuar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një lidhje skype në Open në Top Channel foli rreth koronavirusit në Shqipëri. Sipas Manastirliut numri i të infektuarve po shtohet çdo ditë.

21:52
Xhaçka në Open: Jemi 24 orë në këmbë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka bëri një lidhje skype në Open në Top Channel ku foli për mënyrën sesi qytetarëve do t’u dërgohen pensionet dhe ndihmat ekonomike. Xhaçka tha se grupi i punës është 24 orë në punë për të marrë ankesat e qytetarëve.

21:37
Pompeo përshëndet hapjen e negociatave për Shqipërinë: SHBA partneri juaj në çdo hap

SHBA- Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo me anë të një postimi në Twiter ka përshëndetur vendimin e BE-së për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

21:30
Ekspertët: Ndeshja Atalanta – Valencia në Milano më 19 shkurt ishte bomba biologjike e koronavirusit

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar sot me keqardhje se një ndeshje e Kupës së Kampionëve muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e shpërthimit të pandemisë në Evropë.

21:28
Fiks Fare dhe Bashkia Kamëz strehojnë të paralizuarin e braktisur

Menjëherë pas transmetimit të rastit të një të moshuari të braktisur në Kamëz, i cili prej katër ditësh ishte lënë në një ndërtesë të vjetër nga familjarët në mëshirë të fatit, kryetari i Bashkisë Kamëz ka reaguar duke vënë në lëvizje Shërbimin Social Shtetëror, Policinë e Shtetit dhe Ambulancën. Por që asnjëri nga këto institucione nuk gjeti zgjidhje.

21:20
Pensionistët pa pension, nuk shkojnë dot në bankë prej karantinës

Pensionistët që marrin pensionet në bankat e nivelit të dytë pa pension deri në një urdhër tjetër qeverie. Bashkia Fier e painformuar për këtë, i zotohet qytetares se do ja çojë pensionin në shtëpi.

20:59
Koronavirusi, ekspertët francezë: Lani duart sa herë përkëdhelni kafshët shtëpiake

Megjithse nuk ka ende prova se kafshët shtëpiake mund të transmetojnë ose të preken nga koronavirusi i ri, ekspertë francezë thanë sot se nuk mund të përjashtohet as e kundërta prandaj duhet larë duart sa herë i prekim ato

20:54
Ambasadorja Kim një mesazh të rëndësishëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim me anë të një video mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që të kthehen në SHBA.

20:41
Aksident tragjik në autostradën Prishtinë-Shkup, humbin jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Autostradën Prishtinë – Shkup, në afërsi të Babushit.

20:32
Humb jetën 5 vjeçari jetim/ Dhunohej sistematikisht nga tezja, burri i saj dhe gjyshja

Një pesë vjeçar jetim, nga West Virgina e SHBA-ve, ka ndërruar jetë pas dy ditësh në spital, pasi ishte dhunuar sistematikisht nga gjyshja, tezja dhe burri i saj. Dhe si rrjedhojë kishte pësuar trauma serioze të kokës, si edhe një çarje të madhe në organin gjenital, shkruajnë mediat e huaja.

20:30
Rama njoftim të rëndësishëm për shqiptarët që mbetën jashtë vendit: Po punojmë së bashku me Presidencën…

TIRANË-Kryeministri Edi Rama edhe ditën e sotme ka vijuar komunikimin me qytetarët ku u ka bërë thirrje që për çdo emergjencë që kanë të drejtohen në platformën e emergjencës të krijuar në Shqipëriaqëduam.al.

20:26
Mjekimi për hepatitin C ndihmoi në shërimin e shpejtë të 11 pacientëve të koronavirusit, thonë shkencëtarët kinezë

Një mjekim i përdorur për trajtimin e hepatitis C është i sigurtë dhe efektiv në trajtimin e koronavirusit të ri, thuhet në një studim të ri.

20:17
Koronavirusi/ Kalifornia si kurrë më parë, para dhe pas pandemisë

Koronavirusi ka paralizuar rrjedhën e jetës, pothuajse në të gjithë botën. Së fundmi edhe Shtetet e Bashkuara po njohin një shtim të shpejtë, të numrit e të infektuarve dhe viktimave. Për të minimizuar përhapjen e virusit korona, autoritetet kanë urdhëruar qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të dalin prej aty, vetëm për të bërë furnizime apo për të blerë ilaçe.

20:03
Britani e Madhe, 230 milionë euro për hulumtimin e vaksinës kundër COVID-19

Britania e Madhe njoftoi sot, pas samitit virtual të G20-s, se do të rrisë kontributin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për të gjetur një vaksinë për koronavirusin e ri me 210 milionë stërlina (rreth 230 milionë euro).

19:54
Rexhep Qosja: Komplot parlamentar, rrëzuan qeverinë e ndryshimit, qeverinë e shpresës

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit! E rrëzuan Qeverinë e shpresës! E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste.

19:51
Kampionia e notit ruan formën me pompa toke në karantinë, çudit me fotot nga plazhi

Kampionia botërore e notit Julia Efimova është e bllouar në shtëpi si milina njerëz të tjerë në kohë epidemie, por tregon se po përpiqet të qëndrojë në formë sportive.

19:50
Maqedoni/ Një i moshuar i paralizuar preket nga koronavirusi, s’dihet se nga e mori

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë prononcimit për mediat sot foli edhe për rastin e parë me koronavirus në Tetovë. Ai tha se pacienti në fjalë është i paralizuar dhe nuk dihet si mund të ketë rënë në kontakt me virusin.

19:45
“Vdekjet, 4 herë më shumë”/ Studiuesit italianë krahasojnë shifrat e provincës: Bilanci zyrtar nuk është real

Nembro, një nga provincat e Bergamos që janë prekur deri tani më shumë nga koronavirusi, mund ta ketë numrin e vdekjeve edhe më të larta se ai që pretendohet.

19:40
I infektuari në Shkodër/ Mjekët nuk janë prekur, dalin analizat e personelit

Këtë të Enjte, qarku i Shkodrës zyrtarisht nuk ka asnjë rast të ri qytetaresh të prekur nga Koronavirusi.

19:34
Koronavirus/ Rrëfehet mes lotësh infermjerja: “13 orë të ngjashme me një luftë”

Një infermiere në SHBA, e lodhur pas 13 orëve pa pushim në “luftën” ndaj koronavirusit, mes lotësh, tregon se çfarë ndodhi gjatë kësaj kohe.

19:33
Spital i ri karantinë/ Do përshtatet një ndërtesë e konfiskuar nga shteti

Këto godina janë pjesë e një universiteti privat tashmë të mbyllur. Që prej 6 vitesh, i gjithë ky kompleks universitar ka qëndruar bosh. Duke nisur nga ditët në vijim këtu do të nisë puna për adaptimin e këtyre ambienteve në një spital karantinë me 100 shtretër nëse do të rritet numri të prekurve me Covid 19.

19:32
Spitali ku punonte përdorte qese plehrash si veshje mbrojtëse, humb jetën nga virusi infermieri

Një infermier në SHBA, i cili ndodhej në vijën e parë  frontit, në luftën ndaj koronavirusit, ka humbur jetën nga sëmundja, pasi u raportua se personeli i spitalit u detyrua të vishej me qese plerërash, në munesë të mjeteve mbrojtëse.

19:24
Top Talk: Solidaritet edhe për Koronavirusin. Nisma e “Çelësi Media Group”, ja çfarë ofrojnë donatorët

Ditën e stome në Top Talk ka qenë i ftuar administratori i Çelsi Media Grup, i cili ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë me Skype. Ylli Sula ka folur nëse është prekur Çelsi nga kjo situatë e krijuar në vend si dhe ka shpjeguar nismën që është marrë nga ata.

19:18
Gjermania shënon rritje të vdekjeve nga koronavirusi por përsëri ato nuk kalojnë 0.7%, teston 500,000 njerëz në javë

Numri i vdekje nga epidemia e koronavirusit të ri ne Gjermani është rritur me një të tretën në 24 orët e fundit, por vendi krenohej me rritjen e kapacitet të testimeve në gjysmë milioni njerëz në javë.

19:08
Biseda me Varhelyi, Basha: Komisionerit i kërkova ndihmë për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me bisedën me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi.

18:59
Suedia mendon izolimin e kryeqytetit Stokholm pas rritjes dramatike të rasteve të koronavirusit me 60% në një ditë

Suedia po mendon izolimin e kryeqytetit Stokholm nga pjesa tjetër e vendit pas rritjes së rasteve dhe vdekjeve me koronavirus.

18:56
Koronavirusi u merr jetën 38 personave brenda një dite në Zvicër

38 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Zvicër si pasojë e koronavirusit.

18:48
Frika nga koronavirusi/ Qeshni me lot, ja çfarë mënyre ka zgjedhur kjo grua për të blerë ushqime

Koronavirusi përpos viktimave dhe të infektuarve, ka regjistruar dhe shumë situate komike, e fundit, na vjen nga Britania e Madhe. Kryeministri i vendit Boris Johnson, së fundmi ka dhënë urdhër që qytetarët të izolohen në shtëpi dhe të dalin në orare të caktuara, vetëm për të bërë furnizime apo për të blerë ilaçe.

18:44
Rritet bilanci/ Konfirmohen me CoVid-19 nënë e bijë në Pukë, ja si u infektuan…

PUKË- Vijon të përkeqësohet bilanci i të prekurve me CoVid-19 në Shqipëri.

18:43
MEPJ: Informacion për qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Mbretërinë e Bashkuar, se autoritetet angleze kanë njoftuar për shtetasit e huaj, të cilët nuk mund të kthehen në vendet e tyre për shkak të pandemisë COVID-19 do të ketë zgjatje të vizës.

18:39
Futbollistët milionerë të Barcelonës refuzojnë uljen e rrogës gjatë karantinës së koronavirusit, megjithë mbi 4000 të vdekur në vend

Raportimet nga Katalonja thonin sot se bordi i klubit të Barcelonës ka nisur të konfliktohet me yjet e skuadrës së futur në karantinë pasi kërkon të zbatojë planet kombëtare për reduktim të rrogës deri në 70 përqind, teksa kriza e koronavirusit vazhdon të shkaktojë humbje të rënda jete në Spanjë.

18:31
Menduan se kishte bajame, infektohet me koronavirus 10 vjeçarja në Britani

Një vajzë 10 vjeçare, nga Plymouth i Britanisë, që nuk  shfaqte të gjitha simptomat, është diagnostikuar nga koronavirusi i ri, konfirmoi shkolla ku vogëlushja merrte mësim. Fëmija fillimisht filloi të ankohej nga temperatura e lartë, që shpesh i shkonte edhe 41 gradë Celsius, shkruajnë mediat e huaja. Prindërit dhe stafi i shkollës, besonte se vogëlushja ishte e sëmurë me bajame, pasi ajo kishte vetëm temperaturë dhe nuk shfaqte simptomat e tjera të virusit korona, siç janë ethet dhe kolla e thatë.

18:26
Surprizon Veliaj, u drejtohet me një apel në gjuhën rome anëtarëve të këtij komuniteti: Qëndroni në shtëpi, do sjellim ne ndihmat te ju

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për komunitetin rom dhe egjiptian, që qëndrojnë në vendbanim. Teksa ka postuar pamje nga ndihmat që po shpërndahen çdo ditë për të gjitha familjet e komunitetit rom, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një mesazhi të shkruar në gjuhën shqipe dhe atë rome, u ka kërkuar anëtarëve të këtij komuniteti që të qëndrojnë në banesat e tyre ku do marrin ndihmat dhe jo pranë zyrave të njësive bashkiake.

18:22
Cardi B nuk “përballon” Karantinën, ankohet për…

Koronavirus i ka “strukur” të gjithë në shtëpi. Mirëpo divat botërore edhe pse në karantinë, kanë ditur si të mbajnë gjallë vëmendjen e publikut.

18:16
Kreu mjedisor i OKB për koronavirusin: Natyra po na dërgon një mesazh

Zyrtarja e mjedisit në Kombet e Bashkuara Inger Andersen tha sot se natyra po na dërgon një mesazh me pandeminë e koronavirusit dhe krizën e vazhdueshme të klimës.

18:15
Italia publikon shifrat/ 662 viktima në 24 orët e fundit

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 8156, që do të thotë janë 662 viktima në 24 orët e fundit.

18:14
Pandemia CoVid-19/ Mblidhet online G20: 5 trilion dollarë për të përballuar krizën ekonomike

Kombet e G20 kanë vendosur të injektojnë kolektivisht 5 trilion dollarë në ekonominë globale për të luftuar përçarjen e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit mbi ekonomitë në të gjithë botën.

17:53
Përdori shkallët që përdori dhe fqinji me koronavirus, infektohet 42 vjeçari

Një burrë në Pekin, është “përqafuar” me koronavirusin e ri, pasi dyshohet se ka përdorur të njëjtat shkallë, që përdorte fqinji i tij i infektuar me virusin.

17:52
“Agjenti i FBI Robert Levinson ka vdekur në burgim në Iran 13 vjet pas zhdukjes”; Trump mohon pretendimet

Familja e ish-agjentit të FBI Robert Levinson tha dje se zyrtarët e dinë se ai ka vdekur gjatë burgimit në Iran, edhe pse presidenti Donald Trump mohon humbjen e ish-zyrtarit.

17:48
Greqi/ Shtohen vdekjet nga CoVid-19, shkon në 892 numri i të infektuarve

GREQI- Ka shkuar në 26 numri i të vdekurve nga CoVid-19 në shtetin fqinj. Gjatë 24-orëve të fundit janë shënuar 4 viktima të cilët ishin prekur nga virusi vdekjeprurës.

17:41
Modelja seksi e dëshpëruar, miku i saj 28 vjeç vdes nga koronavirusi

Modelja britanike, Lauren Goodger, ka shprehur ngushëllimet në Instagram për mikun e saj 28 vjeç, Spud, i cili humbi jetën këtë jave nga koronavirusi, pasi u infektua në spital.

17:37
Sa të rrezikuar janë duhanpirësit nga koronavirusi? Flasin Ekspertët

Duhanpirësit përballen me një rrezik më të lartë, për të pësuar komplikacione të rënda nga koronavirusi, thuhet në një studim.

17:29
Ulet numri i vdekjeve në Spanjë/ 498 viktima në 24 orët e fundit

Numri i vdekjeve në Spanjë vazhdon të jetë i lartë, por është dita e dytë radhazi që ka pasur rënie.

17:26
SHBA-ja akuzon Maduron për narko-terrorizëm, 15 milionë dollarë për kapjen e tij

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar presidentin e kontestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë për vepra penale që lidhen me trafikim të drogës.

17:20
Koronavirusi në Itali/ 6205 persona nga stafi mjekësor të infektuar, 37 kanë humbur jetën

Tashmë vatra kryesore e koronavirusit në botë është kthyer Italia. Vendi përtej Adriatikut po njeh një shtim të frikshëm të numrit të infektuarve dhe të viktimave. Sipas raportimeve të fundit të paktën 37 mjekë kanë humbur jetën nga pandemia globale, ndërsa më shumë se 6.000 nga stafi mjekësor janë të infektuar, shkruajnë mediat e huaja.

17:19
Rrëfimi shokues i Tyson: Kam bërë seks me mamatë dhe motrat e miqve…

Sa herë rrëfehet, ka diçka të re për të treguar nga “bëmat” e tij. Mike Tyson, kampioni më moshën më të re në peshat e rënda, nëpërmjet podcastit të tij në You Tube, “Hotboxin”, tregon pa ndrojë dhe turp se çfarë ka qenë i aftë të bëjë në rininë e tij.

17:18
“Gjendja është shumë e rëndë”, kryeministri Rama publikon mesazhin e mjekut në SHBA: Numri i rasteve do vazhdojë të rritet

Kryeministri i vendit Edi Rama, me anë të një video të publikuar në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh për të gjithë ata persona që sipas tij i quajnë të vonuara, përpjekjet e qeverisë për shtimin e kapaciteteve në vijën e zjarrit kundër CoVid-19.

17:13
Gjykata vijon punën/ Masa sigurie shtesë edhe për koronavirusin

Ligji është i barabartë për të gjithë, lexohet këtu në sallë, por duket se edhe Covid-19. Njerëz të distancuar, prokurorët gjithashtu, por edhe të pandehurit.

17:08
Brataj tregon nga karantina ‘ilaçin’ më të mirë kundër Koronavirusit

Drejtori i Urgjencës Skënder Brataj i cili para pak ditësh rezultoi pozitiv në testin që bërë për Koronavirusin, ka reaguar nga karantina me anë të Facebook.

17:05
FBI vret supremacistin e bardhë që do të hidhte në erë spitalin e Missouri, prej reagimit të ngadaltë ndaj koronavirusit

Një 36 vjeçar u vra me armë dje nga FBI pasi po kërkonte të hidhte në erë me kamion me ekspozivë një spital, i zhgënjyer nga reagimi i ngadaltë i qeverisë federale amerikane ndaj koronavirusit

17:02
Yjet britanikë në kohën e koronavirusit bëjnë të njëjtën gjë, pozojnë me të brendshme!

Duke nisur nga Demi Rose, e deri te Chloe Ferry apo Chloe Khan, të gjithë yjet britanike në kohën e pandemisë së koronavirusit vazhdojnë bëjnë të njëjtën gjë, pozojnë me të brendshme në shtëpi.

16:54
Hapja e negociatave, Soreca: Shqipëria ka 4 kushtet për t’u ulur në konferencën e parë ndërqeveritare

TIRANË- Ambasadori i BE, Soreca me anë të një mesazhi në rrjetet sociale ka sqaruar disa nga kushtet të cilat Shqipëria duhet të plotësojë për tu ulur në tryezën e parë ndërqeveritare, pas vendimit për hapjen e negociatave që u mor në 24 mars nga ministrat e jashtëm të BE-së.

16:50
Oriola Marashi reagon pas shkarkimit të Albin Kurtit: E rrëzuan hienat e korrupsionit

50 ditët e Albin Kurtit si kryeministër i Kosovës dhe të Qeverisë së tij, dje kanë marrë fund me mocionin e inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe të votuar nga të gjitha grupet parlamentare përveç Lëvizjes Vetëvendosje.

16:49
Më shumë se gjysmë milionë vullnetarë i përgjigjen thirrjes për ndihmë në sistemin shëndetësor

Më shumë se gjysmë milionë njerëz kishin nënshkruar për të ndihmuar si vullnetarë në sistemin shëndetësor në Britani, ku vazhdon beteja e ashpër me epideminë e koronavirusit të ri.

16:47
Postobllok në hyrje të Poliçanit, kush ka qenë jashtë qytetit nuk do të lejohet të hyjë

Bashkia Poliçan ngre postobllok për të mbrojtur qytetarët e vet. Sipas një vendimi të marrë nga bashkua do të ndalohen gjithë qytetarët e Poliçanit që jetojnë në Itali, Tiranë apo jashtë këtij qyteti të hyjnë deri në mbarimin e karantinës.

16:38
Meta kthen në Kuvend ligjin për proceset kalimtare të pronësisë: Cenon dispozitat Kushtetuese

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për “Përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.

16:29
FOTO/ Tirana dhe Koronavirusi sot

Orari i lëvizjes në të gjithë Shqipërinë tashmë dihet që është 05:00 me 13:00, ku qytetarët mund të lëvizin për të bërë furnizimet apo për të kryer punët e detyrueshme.

16:19
Vijon shpërndarja e ndihmave ushqimore në çdo shtëpi, Veliaj pranë familjeve në Vishnje

Veliaj: “Qytetarët të qëndrojnë në shtëpi, do u dërgojmë ne pakot ushqimore; Prioritet për banesat e reja kanë familjet që jetojnë në çadër”.

16:12
Instagrami, me një opsion të ri që do t’ju lehtësojë distancimin social

Për shumicën prej nesh distancimi social dhe izolimi në shtëpi në kuadër të masave të marra nga qeveria kundër përhapjes së Covid-19 në vendin tonë, nuk është aspak i lehtë.

16:04
24 raste të reja me koronavirus në Maqedoni, në total 201

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus.

15:59
Vaksina për Koronavirus: Kur do të mund ta kemi?

Çdo ditë ka të dhëna të reja nga laboratorët shkencorë që punojnë mbi vaksinën kundër Korona virusit, dhe ndërsa testimet e para për vullnetarët kanë filluar në Kinë dhe SHBA, gjermanët, rusët, izraelitët, kanadezët po kërkojnë gjithashtu një zgjidhje.

15:55
Pandemia globale, Angelina Jolie dhuron 1 mln dollarë për fëmijët e varfër

Angelina Jolie po kujdeset për fëmijët që kanë nevojë për ushqim në shtëpi gjatë pandemise se koronavirusit.

15:50
Vdes nga koronavirusi infermieri 48-vjeçar në spitalin e New York, ku mjekët shiheshin të vishnin qese plastike për t’u mbrojtur

Një punonjës i spitalit të New York ku mjekët ishin fotografuar të vishnin qese plastike prej mungesës së veshjeve mbrojtëse, ka vdekur dje nga koronavirusi i ri.

15:43
BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit me kufij të mbyllur

Bashkimi Evropian ka shënuar të enjten 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit për kufij të hapur, ndonëse të gjitha hyrjet e daljet i ka të mbyllura, teksa tenton të parandalojë përhapjen e koronavirusit.

15:38
Futboll nga shtëpia/ Fëmijët aktivë edhe në kushtet e izolimit

E ndërkohë që fusha, terrene sportive, palestra e stadiume janë të mbyllura, Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërmarrë një iniciative që synon përkujdesjen fizike dhe psiko-sociale të fëmijëve në këto ditë karantinimi.

15:32
“Lejoni importet mjekësore”/ Kërkesa e krerëve të parlamenteve të vendeve ballkanike

Kryetari parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruci, bashkë me kryeparlamentarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor i kërkojnë.

15:29
“Do të të bëj monument te hyrja e spitalit”/ Mbledhja online e qeverisë, zbardhet procesverbali

Nisur nga çfarë deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga sot do të nisë puna për rehabilitimin e godinës rezidenciale, e cila do të kthehet në një spital karantinë për të sëmurët me COVID-19.

15:20
Gjuajtësit rusë Su-57 lëshojnë raketat ajër-ajër në pozicion vertikal (video)

Në përpjekje të reklamimit e marketingut të gjuajtësve të rinj anti-radar Su-57, ministria ruse e mbrojtjes publikoi dje një video të manovrave dhe aftësive të mjeteve më të fundit ajrore të Kremlinit.

15:17
“Kërkesë në kuvend për mediat/ Kreu i unionit të gazetarëve: 6120 punonjës të shtypit, të rrezikuar

Unioni i gazetarëve të Shqipërisë do ti kërkojë zyrtarisht komisionit të medias në kuvend që të ndërhyjë në mënyrë që qeveria të përfshijë në paketën e ndihmës edhe mediat. Janë 6120 punonjës të medias në Shqipëri me rreth 15 mijë familjarë.

15:12
Të rinjtë e pakujdesshëm/ Dalin në grup, mendojnë se nuk i prek koronavirusi

Pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi, disa adoleshentë në kryeqytet nuk e kanë marrë seriozisht rrezikun potencial për çuarjen e virusit brenda në familje kur ata kthehen.