Emrat/ Vrasje, pengmarrje, trafikim e drogë, kush janë 4 të dënuarit që OFL u kërkon deklarimin e pasurisë

16/09/2020 12:45

Nderim Markola, Durim Dervishi, Kliton Nanushi, Ergys Mëcuku janë katër personat që do të duhet të justifikojnë pasurinë e tyre me kërkesë të Operacionit Forca e Ligjit.

Nderim Markola., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Durim Dervishi., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;

Kliton Nanushi., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”;

Ergys Mëcuku., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Top Channel