“Qytetarët po lëvizen pa dijeni dhe policët ankohen për mungesë uniformash”/ Anila Hoxha “zë mat” Sandër Lleshaj

15/09/2020 22:41

Në pjesën e fundit të emisionit “Open” të drejtuar nga Eni Vasili, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, adresoi dy pyetje në drejtim të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ajo e pyeti atë në lidhje me adresat e qytetarëve dhe lëvizjet që ata bëjnë pa dijeninë e askujt.

Gjithashtu, gazetarja ngriti dhe shqetësimin e sindikatave të policëve, të cilët ankohen sistematikisht për mungesën e uniformave dhe problematikave të ndryshme që hasin në profesionin e tyre.

Anila Hoxha: Kam të dhëna apo më drejtpërdrejt qytetar të ndryshëm më kanë thënë që po lëvizen pa dijeninë e tyre. Përse bëhen këto lëvizje? Dhe para pak javësh sindikata e policisë, ata thonë, na jepni grada, sigurimin e jetës, pagesat me 16 orë në punë në muaj, ne i blemë uniformat me buxhetin tonë?

Sandër Lleshaj: E kam dëgjuar edhe unë këtë. Në Shqipëri kemi dy vite që të sistemojmë adresat e qytetarëve, por kemi trashëguar një gjendje skandaloze në fushën e adresave. Pra çdo qytetar do të ketë një adresë sipas ligjit. Do të ketë një adresë të standardizuar.

Anila Hoxha: Unë jam njoftuar, bashkëshortja jeton në Tiranë, bashkëshorti pa dijeninë e zonjës, G. Shehu, në fshatin Kryemadh pa dijeninë e kërkesës. Ligji është i qartë, thotë se ndryshimi i vendbanimit bëhet me kërkesë të qytetarit.

Sandër Lleshaj: Asnjë lëvizje nuk bëhet përsa i përket listave të zgjedhjeve, ky proces ka dy vite që po ndodh. Sa i përket sindikatës, policisë e përfaqëson drejtoria e policisë, unë. Uniformat është problem i zgjidhur, pas vitesh të tëra mungesë uniformash. Një pjesë e tyre janë kërkesa të drejta dhe ne jemi duke punuar për t’i përmbushur.

Top Channel