100 vjetori i Federico Fellinit/ Përkujtohet në Tiranë regjisori i madh italian

16/09/2020 13:04

Në ketë vit të vështirë bota përkujton 100 vjetorin e lindjes të një ndër gjenive më të mëdhenj të kinematografisë, Federico Fellinit. Atë të cilin botës perëndimore e njeh me emrin “fenomeni Fellin-ian”. Ashtu sikurse edhe atij vetë i pëlqente të thirrej me mbiemër.

Nuk ishte punë kinemaja për të! Ishte vetë jeta e tij. Fellini do të mbetet një ndër regjisorët më me fantazi që ka pasur ndonjëherë historia e kinemasë.

Nëse fjalë si ‘Dolcevita’, ‘Amarcord’, apo ‘Paparazzo’ janë metafora të kulturës bashkëkohore, kjo i detyrohet Mjeshtrit të madh nga Rimini. Në ketë 100 vjetor dokumente, postera, vizatime, te vendosura përballë fotografive dhe fragmenteve filmike bëhen publike në një ekspozitë në COD, kryeministri.

“Kritikët amerikanë, specialistët e filmit, veprën e Fellinit e quajnë vepra-Fellin-ianë. Sepse ai është ironik, kritik, fantazist, kontrovers. Ka imagjinatë të jashtëzakonshme dhe ka krijuar vepra të jashtëzakonshme që shërbejnë si një model.”

Filmat e tij të befasojnë njëlloj sikur t’i shohësh për herë te parë, por ç’mund të thuhet pastaj për kostumet e filmit”Il Casanova”, fitues i OSCAR për veshjet më te mira në 1977.

“Në rast se për regjisorët e tjerë, të bërit kinema ishte një punë, për Fellinin ishte refleksion, argëtim. Në rast se te tjerët shihnin realitetin, Fellini sillte ëndrrën në kinema.”

“Tirana është një nga dhjetë kryeqytetet ku kjo ekspozitë shëtitëse vjen. Jemi të vetmit në Evropë.”

“Këtu mund të shohim afishe të filmave të tij. Kostume të skenave të ndryshme, foto, dhe kostumet e tij. Sepse Fellini përveçse ishte një regjisor, ishte një dizenjator, një autor radiofonik, dhe një skenarist.”

Kinemaja më pëlqen pasi falë kinemasë ti shprehesh ndërsa jeton, rrëfe. Udhëtimin ndërsa e bën” janë fjalët e Fellinit. Artistit të cilit, talenti i madh i lejonte gjithçka: të shkruante, vizatonte dhe drejtonte filma ne mënyrë mjeshtërore.

Top Channel