Foto/ I shpërtheu makina e nipit, ky është Preng Gjini të cilit iu bë atentat me eksploziv të telekomanduar

16/09/2020 12:34

Top Channel ka siguruar foton e Preng Gjinit, të cilit ditën e djeshme iu bë atentat me shpërthim eksplozivi në makinën që lëvizte.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, bëjnë me dije se Preng Gjini mbërriti në afërsi të vendngjarjes 15 minuta para shpërthimit.

Pasi piu një kafe me nipin, Preng Gjini i mori edhe makinën këtij të fundit, por që rezultoi  që në të të kishte edhe lëndën shpërhtyese që shpërtheu teksa ecte.

Një burim i  gazetares Anila Hoxhës shpjegoi ekskluzivisht se lënda shpërthyese ishte vendosur në krahun e pasagjerit, pasi është zbërthyer rrota e parë. Ne besojmë shtoi një burim në sektorin e hetimit të krimeve të rënda se shpërthimi nuk është  telekomanduar me telefon, por  me pult, një teknikë e fundit që përdoret nga kriminelët për të mos lënë gjurmë në qelizat telefonike.

Besohet, shtojnë burimet e Anila Hoxhës se Gjini është ndjekur këmba këmbës dhe atentatorët kanë vëzhguar çdo lëvizje të tij.

Ai e merrte shume rrallë drejtimin e makinës  dhe udhëtonte vetëm si pasagjer, ndaj dhe lënda plasëse dyshohet se është vendosur nga krahu i pasagjerit.

 

FOTO GALERI
1/10

Top Channel