Fotot/ Të shijosh ylberin, pasta shumëngjyrëshe nga amvisa amerikane

16/09/2020 11:40

 Të gjithë mund të kemi parë e ngrënë pastat e famshme italiane në ngjyrë të verdhë të artë, por shumë pak persona mund të hasur pasta shumëngjyrëshe.

Përpara se të shijohen, ata të krijojnë një kënaqësi krejt tjetër që në momentin që i shikon. Fiona Afshar, një amvisë nga Malibuja e Kalifornisë është plotësisht e vetëdijshme që pjatat e saj janë shumë të bukura për t’u ngrënë.

Ajo është e dashuruar pas makaronave dhe krijon larmi ngjyrash, formash dhe madhësish.  Pastat e saj duken shumë lozonjare dhe më shumë të japin idenë e ëmbëlsirave, kremrave dhe akulloreve, por nuk dihet shija e tyre.

Ajo ka krijuar shumë fansa në rrjete sociale duke sjellë një shpërthim magjik ngjyrash në një pjatë ndryshe nga ç’kemi parë më parë.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel