Gazetari dhe analisti i mirënjohur Berat Buzhala ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira të ndarjes nga jeta të babait të tij për shkak të koronavirus. Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Top Story”, Buzhala tregon bisedën e fundit që pati me të atin në ditët që qëndronte në QKUK.

“Biseda e fundit pastaj, të premten kam shkuar, kam ndenj të premten deri në mbrëmje, dhe të shtunën në mëngjes i çova supë… bukë… dhe aty e kam parë që… po i përkeqësohet gjendja. Fillova me bisedu me të, fillova me qarë… dhe ai ma vuri kokën e tij në kokë… më tha të mos frikësohem dhe se çdo gjë do jetë në rregull. Filloj me humbë vetëdijen…”- shtoi Buzhala.

 

https://www.facebook.com/topstory.tch/videos/834911980610426/?epa=SEARCH_BOX

Top Channel