Top Story/ Pas shërimit nga COVID-19, përlotet Avni Ponari: E bëra Vjenë-Tiranë për një ditë, në kufi putha tokën shqiptare

15/09/2020 23:41

Biznesmeni i njohur Avni Ponari ka rrëfyer në emisionin “Top Story” një prej momenteve më emocionuese të jetës së tij pas shërimit nga Koronavirus. Drejtori i Sigal Uniqa Group Austria tregoi mes të tjerash, se pasi mori përgjigjen e analizës që e nxirrte atë negativ, udhëtoi brenda një dite më makinë nga Vjena në Tiranë dhe në kufi zbriti dhe puthi tokën shqiptare.

“Ajo që bëra unë është se pasi mora rezultatin që isha negativ dhe mund të udhëtoja, e kam bërë nga Vjena në Tiranë me makinë për një ditë. Të them të drejtën kur hyra në…mund të duket pak si romantike, kur u futa në kufirin shqiptar hapa derën e makinës, dola, putha tokën dhe u nisa.

Njeriu ka një lloj malli, unë gjatë gjithë kësaj periudhë, mund të jetë hera e parë gjatë 30 viteve që punoj, hera e parë që qëndrova rreth një muaj larg Shqipërisë. Kurrë nuk kisha qëndruar aq gjatë dhe më dukej si një jetë, sikur po filloja një fazë të re”, rrëfen Ponari

Ponari shtoi se pas shërimit nga Covid 19 do të përpiqet ti kushtojë pak më shumë vëmendje shijimit të jetës se sa punës.

Top Channel