Nora Malaj, politikane e prekur nga Covid 19, të cilin nuk e kaloj dot me lehtësi, mes të tjerash rrëfen për Top Story momentet e saj të vështira. Ajo rrëfen se çfarë është në thelb virusi, si e ka përjetuar, frika nga vdekja dhe se çfarë do linte pas në ndonjë rast fatkeqësie.

Gjithashtu nuk le pa na tregua ekskluzivisht se kush ishin njerëzit që e mbështetën përgjatë 1 muaji izolim dhe se çfarë i thanë ata ku ndër to përmend Presidentin Meta dhe Kryeministrin Rama.

“I pari që është shqetësuar për mua ka qenë Presidenti i Republikës, më mori si Nora në raportet që ne kemi, dhe sigurisht më tha si mund dhe me çfarë të të ndihmojë.

Kryeministri nuk u mor me mua për arsye se ishte në një moment të dhimbshëm sepse kaloi situatën e humbjes së mamasë, por përtej këtij fakti dhe kryeministri mund të më merrte se e kam shok fëmijërie dhe është normale që të interesohet sepse ai vetë e ka shpallur vetën që është babai i kombit, dhe babai i kombit për familjarët duhet të interesohej, gjithsesi se ka dëgjuar, është i ngarkuar, nuk përbën mëkat, as faj”.

Top Channel