Ngritja e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, Meta letër KED-së: Masa emergjente për bërjen funksionale të tyre

16/09/2020 09:54

Presidenti Ilir Meta i është drejtuar me një letër drejtuar Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, ka shprehur qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

Në këtë letër Presidenti Meta ka evidentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara sipas tij,  duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

(Qëndrim i Presidentit Meta mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë)

Top Channel