Lleshaj: Ditë shumë e rëndë, grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Ka celula që janë biznes kriminal

16/09/2020 00:22

Ministri i Brendshëm Sander Lleshaj ishte i ftuar në Open në Top Channel dhe e quajti një ditë të rëndë atë të djeshmen, me atentatin mafioz në Tiranë dhe dy vrasje në bathore dhe Rogozhinë.

Ai tha se grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Ka celula që janë biznes kiminal, tha Lleshaj.

‘Sot është një ditë e rëndë. Shumë e rëndë. Kemi 3 vrasje. Normalisht është situtatë shqetësuese. Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dizpozicion, janë të mirë strukturuar’- tha Lleshaj.

Top Channel