“Ai është unifikuar me Ramën”/ Sali Berisha sulmoi Gonzato-n, reagojnë ndaj kreut të PD-së ambasadorët europianë: Besim të plotë në profesionalizmin e tij 10/05 11:28
Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka reaguar lidhur me takimin që ka pasur mbrëmjen e djeshme me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.
Rama ka publikuar edhe disa pamje nga takimi me Mitsotakis, ku shkruan se ky i fundit ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.
Më tej kryeministri shkruan se marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi i Ramës:
Athinë – Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij.
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Top Channel