Edhe pse në fillimin e pandemisë u duk se arriti ta frenonte përhapjen e virusit, situata në India është përmbysur duke i dalë autoriteteve nga kontrolli. Vendi regjistroi më shumë se pesë milionë të infektuar, numri më i lartë pas Shteteve të Bashkuara.

Tani, Covid 19 duket se po përhapet shumë më shpejt në Indi se në çdo shtet tjetër. Ministria vendase e Shëndetësisë  raportoi 90.123 raste të reja në 24 orët e kaluara, ndërsa viktimat në total janë më shumë se 80 mijë.

Në mediat vendase raportohet për mungesë shtretërish në repartet e terapisë intensive dhe probleme të mëdha në furnizimin me oksigjen. Rritja e fortë e rasteve vjen në kohën kur qeveria po vazhdon të heqë kufizimet në të gjithë vendin në përpjekje për të ringjallur ekonominë. Miliona vetë I kanë humbur vendet e punës në Indi që nga muaji mars. Së fundi është vendosur të rihapen palestrat ndërsa shkollat, kolegjet dhe sallat e kinemave, do të mbeten të mbyllura.

Top Channel