Ceremonia e prezantimit të “Shqiponjave” në Elbasan, Lleshaj: Siguria nevojë primare, 700 policë më shumë në një vit

16/09/2020 12:02

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet sot në ceremonisë e prezantimit të forcave Shqiponja në qytetin e Elbasanit tha se siguria mbetet nevoja primare e shoqërisë, pa të cilën nuk mund të zhvillohen dhe as mund të lindin nevojat e tjera.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ndodhet sot në ceremonisë e prezantimit të forcave Shqiponja në qytetin e Elbasanit tha se siguria mbetet nevoja primare e shoqërisë, pa të cilën nuk mund të zhvillohen dhe as mund të lindin nevojat e tjera. Lleshaj tha se që prej vitit 2013 ka një rritje prej rreth 1700 policësh, ndërkohë që vetëm vitin  e fundit janë shtuar 700 prej tyre.

“Në harkun e këtyre 7 viteve të fundit, ne kemi shtuar Policinë e Shtetit në një numër të konsiderueshëm. Ne kemi një rritje prej rreth 1700 punonjësish policie në organikën e saj që nga viti 2013, që është një investim kolosal. Në qoftë se mbani parasysh që në shumë fusha të tjera të administratës numrat janë ulur, tendenca jonë e përgjithshme është që ta ulim burokracinë, të ulim zyrat e panevojshme. Ndërkohë që në polici kemi shtuar 1700 punonjës të rinj. Ndërkohë që vetëm vitin  e fundit janë shtuar 700 prej tyre”, tha Lleshaj.

Sipas ministrit, janë shtuar 12 struktura “Shqiponja” në të gjithë vendin, të cilat synojnë reagimin e shpejtë të situatave kriminale.

“Pra në nivel vendor janë shtuar 12 struktura “Shqiponja” në të gjithë vendin, të cilat synojnë po ashtu të mbulojnë një pjesë të pa-adresuar të spektrit të detyrave të policisë, që ka të bëjë me reagimin e shpejtë të saj në rast situatash. Ndaj, gjithë ky grup njësish të reja, të shtuara si  në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin vendor, përbëjnë, për mendimin tim, një ndër investimet më të mëdha që qeveria shqiptare, falë angazhimit të të gjithë kabinetit, sepse në fund miratimi i këtyre strukturave kërkon konsensusin e të gjithë kabinetit, dhe falë patronazhit të padiskutueshëm të Kryeministrit, u bë e mundur që edhe në një kohë të vështirë ekonomike, në një kohë që vendi është përballur me sfida të panjohura më parë, prej vitesh, dekadash, madje dhe shekujsh siç është tërmeti apo pandemia, të gjejë burimet për ta financuar këtë forcë të re, e cila besoj do të jetë një vlerë e shtuar në të ardhmen e sigurisë në qytetin e Elbasanit dhe në të gjithë Shqipërinë”, tha ministri i Brendshëm.

Top Channel