16 kg kanabis gati për shitje e 60 rrënjë të mbjella, arrestohen në Skrapar dy persona 

16/09/2020 11:31

Dy personat në kërkim për kultivim kanabisi  janë arrestuar në Skrapar ditën e sotme.

Në operacionin e koduar “Rehova” janë sekuestruar 16 kilogramë lëndë narkotike e tharë dhe e përpunuar si dhe 60 bimë narkotike kannabis sativa të mbjella.

Pas hetimit dy mujor me metoda special janë arrestuar V.H., 35 vjeç dhe S.B., 31 vjeç, të dy banues në Rehovë, Skraprar. Gjatë kontrollit në banesën e V.H, u gjetën 16 kilogramët e kanabisit.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel