Zjarri në malin e Dajtit/ Vatra aktive prej disa ditësh, terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen

16/09/2020 00:47

Që nga mbremja e së shtunës vijon zjarri në një sipërfaqe të pyllëzuar në malin e Dajtit. Vatrat janë aktive dhe kane djegur sipërfaqe të mëdha kryesisht me shkurre.

Terreni i vështirë dhe era që ndihmon përhapjen e flakëve e kanë bërë të pamundur që të situata të vihet nën kontroll prej katër ditësh.

Edhe Ministria e Mbrojtjes dërgoi në terren dhjetëra efektivë të Forcës Tokësore dhe Komandës Mbështetëse qe iu bashkuan efektivëve të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Priskë.

Por situata nuk është vendosur ende nën kontroll. Pamjet që po ndiqni janë xhiruar nga operatori i Top Channel Ervin Buzi, mbrëmjen e së martës.

Top Channel