Takimi Rama-Mitsotakis/ Gazetari i Top Channel zbardh detajet: Pati rezultat pozitiv…

16/09/2020 09:43

Gazetari i Top Channel në Greqi, Artur Bibe ka treguar detaje të tjera në emisionin e mëngjesit në Top Channel “Wake Up” në lidhje me takimin Rama-Mitostakis duke theksuar se pati rezultate pozitive.

Ai tha se u prekën të gjitha çështjet, edhe pakti i marrëveshjes së detit, duke diskutuar metodologjinë dhe rrugën se si do të afrohen dhe gjitha proceset.

“U diskutua metodologjia dhe rruga se si do të afrohen të gjitha proceset. U prekën të gjitha çështjet, edhe pakti i marrëveshjes së detit. U prekën të gjitha temat, edhe për qindra e mijëra emigrantë që jetojnë në Greqi, por diskutimet ishin në nivel të përgjithshëm. Në marrëdhënie u diskutua Ligji i luftës. Të dy palët po kërkojnë një formulë që është e fortë ligjërisht, sepse në vitin 1940, ai  nuk u hoq por u normalizua në një tjetër dekret. Në dijeninë tonë presidenti i  vendit të asaj kohe e kishte gjetur formulën dhe ishte dakordësuar. Mendohet që do të ketë një zgjidhje, do të futet në dekret dhe do të votohet në parlament. Më shumë u diskutua çështja e ligjit të luftës se sa çështja e detit”, tha Bibe.

Gazetari theksoi se Rama nuk do të bjerë në grackën e asnjërit prej shteteve sepse i kupton shumë mirë çështjet politike dypalëshe.

Në marrëveshjen e parë Greqia përfitonte nga kufiri tokësor, por ishte gabim i shqiptarëve. Duhet të fajësojmë ata që punojnë në institucione, nuk ishte faji i Greqisë. Rama nuk do të bjerë në grackën e tyre, i kupton shumë mirë çështjet dypalëshe.  Ai ishte një takim pozitiv, palët u ulën me njëri-tjetrin”, tha ai.

 

Top Channel