Vizita e Ramës në Athinë është në kuadër të një forumi që ka organizuar The Economist, ku marin pjesë kryeministrat e rajonit.

Per herë të parë në Greqi ka shkuar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, që thotë se me këtë vizitë ka përmbushur një endërr të tij.

Është një çështje miqësie, është një çështje bashkëpunimi. Jam shumë i lumtur sepse është një realizim i ëndrrës time. Besoj, është një ëndërr e qytetarëve Maqedonisë se Veriut, Shqiptarëve, gjithashtu besoj edhe për qytetarët grek. Më në fund kemi gjetur atmosferën për të punuar së bashku, për të bërë biznes, për të hapur vende pune, për të rritur rrogat, të krijojmë përfitime për bizneset. Kjo është ideja e shekullit 21.

Përmes miqësisë dhe përmes marrëveshjes i hapëm këto mundësi. Tani ka nderin që të jemi, i ftuar i The Economist, gjithashtu për herë të parë do të kem mundësinë që si kryeministër të jem në Athinë. Do të takoj presidentin e shtetit, Kryeministrin, ministrat e qeverisë, kreun e opozitës, mikun tim Cipras, për të folur për bashkëpunimin, bizneset dhe përfitimet për qytetarët tanë.

Besoj se të gjithë së bashku mund ta ndryshojmë Ballkanin, të bëjmë një Ballkan të shekullit 21. Ne jemi pjesë e Europës dhe duhet të jemi shtete anëtarë të Bashkimit Europian, të gjithë ne, Shqipëria, Maqedonia e Veriout, Kosova, Serbia, Mali i zi, Bosnje Hercegovin. Greqia, Bullgaria, Italia, Kroacia, Rumania, Hungaria, Sllovenia, Austria, tani janë fqinj që mund të na ndihmojnë shumë.

Greqia është një nga vendet e fuqishme, një nga vendet më të vjetra pjesë e Bashkimit Europian, sigurisht edhe Natos dhe janë të dedikuar për të na ndihmuar dhe shpresoj që do të tregohemi të gjithë të zgjuar, të gjejmë të gjithë vendet e mundshme, për të përgatitur atmosferën politike që biznesmenët të punojnë”- tha Zaev.

Top Channel