“Ajo çka më ka ndryshuar pas Covid-19, është se tashmë e kuptoj që prindërit i marrim të mirëqenë, por e kemi gabim. Nuk e kisha e menduar që baba do të më mungonte kaq shumë”. Kështu shprehet mes lotësh gazetari nga Kosova, Berat Buzhala, i cili tregon për “Top Story” se si ka ndryshuar jeta e tij, pas vdekjes së të atit për shkak të koronavirus.

“Kur të vdes baba, me gjasë fillon e bëhesh burrë për herë të parë. E ke si ombrellë qoftë edhe në mënyrë egoiste, sepse vdekja e përcjell çdo njeri. Por kur ke babën gjallë, mendon që duhet të vijë vdekja një herë tek ai e pastaj tek ti.

Ajo ç’ka më ka ndryshuar është se e kuptoj që prindërit i marrim të mirëqenë se do të jenë gjithë jetën me ty. Por është e gabuar. Në një moment nuk do të jenë dhe madje do të të mungojnë anët e tyre më negative. Ndershmërisht, nuk e kisha menduar se do të më mungonte baba kaq shumë. Ende sot kur shoh fotografinë e tij, e kthej kokën në anën tjetër se nuk mundem….”, thotë Buzhala

Top Channel