Një shpërthim I fuqishëm, I pasuar nga flakë gjigante ka shkaktuar dëme të mëdha në portin Italian të Anconës. Mediat vendase raportojnë për depozita e kamionë të shkatërruar, por pavarësisht shkallës së madhe të dëmeve, fatmirësisht, nuk ka raporte për viktima.

Flakët krijuan një shtëllungë të madhe tymi që u ngrit mbi qiellin e qytetit buzë Adriatikut. Zjarri arriti të vihej nën kontroll vetëm pas disa orësh dhe ndërhyrjes së 16 skuadrave zjarrfikëse.

Nuk dihet ende me saktësi se çfarë e shkaktoi shpërthimin, por në magazinat në zonë me shumë gjasë ruheshin lëndë të djegshme. era e keqe e tymit mbushi të gjithë Anconën duke detyruar mbylljen e përkohshme të shkollave, universitetit, parqeve dhe ambienteve të hapura sportive. Për momentin, nuk ka të dhëna që të tregojnë se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme, por përfundimisht kjo pritet ta zbardhet nga hetimi.

Top Channel