Largimi si i deleguar politik në Lezhë/ Lleshaj: Nuk jam mjeshtër në fushatë!

15/09/2020 22:26

Pas shkarkimit të ministres në largim, Besa Shahinit, është thënë se i radhës që do të shkarkohet do të jetë Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

=I ftuar në studion e emisionit “Open”, ministri i mohoi deri diku këto zëra, por shtoi se ai nuk do të jetë i përhershëm në këtë post, do të vijë një ditë dhe ai do të largohet.

“Dua të them që nuk janë deklarata që kundërshtojnë njëra-tjetrën. Në thelb nuk ka asnjë hap para, as anash në këtë qëndrime. U pyeta në Vlorë a jeni të sigurt që nuk do të jeni ministër, po i thash nuk do të jem. Ka një arsye të caktuar që do të iki dhe në këtë botë. E njëjta gjë ishte dhe në Shkodër, më thanë a do të jenë zgjedhjet me apo pa ju, i thash me me, sepse unë do të jem në zgjedhje sikurse dhe jo si ministër.

Nuk jam ministër tipik, kam një pjesë utopizmi përsa i përket politikës. Jam pjesë e një ekipi dhe funksionoj si pjesë e një ekipi. Nuk e përdor marshin indietro, kështu që nuk mund të them. Di që jam plotësisht i angazhuar dhe kam një regjistër që më bën të jem legjitim në pozicionin që jam. Nuk jam në dijeni që do të kem një histori interesante në këtë fushë. Nuk jam mjeshtër në fushatë,” tha ministri.

Top Channel