E hënë, 06 Prill 2020
17:54
Rumania mund të zgjasë edhe për 30 ditë gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti rumun, Klaus Iohannis, ka thënë se synon të zgjasë masën e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë tjera, teksa numri i personave të infektuar me koronavirus në këtë shtet ka tejkaluar shifrën 4,000.

17:52
“Kufiri nuk hapet, le të hidhen përpjetë…” Rama sqaron situatën për doganat: Ja kush do të lejohet të kalojë

Me anë të një tjerët reagimi të bërë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka thënë se kufiri do të vijojë i mbyllur dhe nuk mund të dal apo të hyjë askush. Ai ka shtuar se në këto momente jemi si në një situatë lufte dhe në këtë mënyrë kufiri nuk do të hapet pavarësisht atyre që vijnë në kufij.

17:44
Kendall ju kujton pse është modelja më e paguar në botë! (FOTO)

Kendall Jenner i ka rikujtuar të gjithëve pse është modelja më e paguar më botë.

17:41
Kreu i OKB: Izolimi i koronavirusit po sjell rritje të tmerrshme të dhunës shtëpiake, vendet dyfishojnë shërbimet

OKB tha sot se prej nisjes së pandemisë, në shumë vende thirrjet për ndihmë ndaj dhunës shtëpiake janë dyfishuar.

17:38
Voltana Ademi akuza Ramës: Të shtunën një person humbi jetën për shkak të neglizhencës…mundohet të fshehë dështimin

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se po bën politikë dhe nuk po merr masa për qytetarët.

17:33
Nga 1 prilli, 1.6 milion euro mallra serbe hyjnë në Kosovë

Mbi 1.7 milion euro është vlera e importeve që kanë hyrë në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja-Hercegovina nga 1 prilli, kur Qeveria, tashmë në detyrë, e Kosovës, ka hequr tarifën 100 qind ndaj produkteve të këtyre dy vendeve.

17:32
Covid-19/ Rritet bilanci në Greqi, 6 viktima në 24 orët e fundit

Është rritur bilanci i viktimave dhe të prekurve në Greqi nga Covid-19, në 24 orët e fundit.

17:28
Tenderat kundër CoVid-19/ Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj : Qeveria po fsheh sa lekë u shpenzua, KLSH dhe SPAK të verifikojnë procedurat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj me anë të një deklarate për mediat ka hedhur akuza ndaj Qeverisë për sa i përket tenderave urgjentë të Ministrisë së Shëndetësisë kundër Covid-19.

17:19
“Kam folur me Metën, Ramën dhe Bashën…” Yuri Kim mesazh të fortë politikës dhe qytetarëve: Nuk mund të fitojmë luftën pa…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, me anë të një reagimi në Twitter ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe politikanëve për unitet dhe vazhdueshmëri të masave shtrënguese kundër CoVid-19.

17:14
Apostolova paralajmëron ndihmë në vlerë të 160 milionë eurove për Kosovën

Shefja e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se blloku evropian mund t’i ndajë Kosovës 160 milionë euro ndihmë në luftën kundër koronavirusit në 2 deri në 6 muajt e ardhshëm në mbështetje të sektorit privat, atij bujqësor dhe me qëllim të zbutjes së varfërisë.

17:14
Dramë në Bangladesh, mijëra punëtorë rrobash vijnë për punë në fabrikë, por kthehen mbrapsht pas anullimit në kaos

Mijëra punonjës të fabrikave të rrobave në Bangladesh u paraqitën sot për punë por u urdhëruan të kthehen mbrapsht megjithse pronarët i kishin thirrur të vinin gjatë bllokadës së koronavirusit.

17:13
Vdesin 10 punonjës të transportit publik në Londër, dyshohet se kanë infektuar dhjetëra të tjerë

LONDËR- Dhjetë punëtorë të transportit publik kanë vdekur në Londër pasi ishin prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë në Londër Sadiq Khan.

17:12
SHBA-ja kundërshton pretendimet e talibanëve për shkelje të marrëveshjes

Ushtria amerikane ka kundërshtuar pretendimet e talibanëve afganë se Shtetet e Bashkuara janë duke shkelur kushtet e marrëveshjes së paqes, të nënshkruar nga të dyja palët në fund të muajit shkurt.

17:05
Arrin në 21 numri i viktimave nga koronavirusi në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për tre viktima të reja nga koronavirusi. Dy personat që kanë vdekur janë dy nga Tetova të moshës 65 dhe 69 vjeç dhe një 40-vjeçar nga qyteti i Koçanit.

17:02
Kurti do t’i përgjigjet kërkesës së Thaçit për mandatarin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, do t’i përgjigjet “me kohë” presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me kërkesën e tij për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë së re.

17:01
Ambasadorja amerikane bisedë me Manastirliun, mesazh të rëndësishëm të gjithë shqiptarëve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

16:55
Mancini: Shtyrja e Europianit na ndihmoi, vitin tjetër do jemi më ekspertë

Kampionati Europian u shty për shkak të koronavirusit dhe do të zhvillohet verën e ardhshme, ndërsa trajneri i Italisë, Roberto Mancini e sheh këtë vendim si të drejtë dhe mundohet të marrë anën pozitive të tij.

16:53
​40 raste të reja në Kroaci me Covid-19, shënohet një tjetër viktimë

Në Kroaci, 40 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e kaluara, dhe një person tjetër ka vdekur, sipas Selisë Qendrore Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

16:53
Karantina e bën të kuptojë që është “pak” lesbike (FOTO)

Megjithëse në të kaluarën Chloe Ferry ka pranuar romanca me të njëjtin seks, ylli i “Geordie Shore” asnjëherë nuk ka folur hapur për seksualitetin e saj.

16:49
​Bilanci i viktimave nga koronavirusi në botë tejkalon 70.000

Numri i vdekjeve të konfirmuara në botë nga koronavirusi ka tejkaluar 70.000 dhe aktualisht është në 70.446 dhe një total prej 1.286.229 njerëz u sëmurën.

16:41
Lajmi i hidhur për Pep Guardiolën, koronavirusi i merr njeriun e shtrenjtë

Mamaja e trajnerit shumë të njohur Pep Guardiola, Dolore Sala, ka ndërruar jetë nga koronavirusi.

16:37
Koronavirusi: Spanja bëhet vendi i parë në botë që nis ‘Të ardhura Universale Bazë’

Autoritetet në Spanjë thanë sot se do të nisin së shpejti skemën e skemën e të ardhurave universale bazë për të gjithë qytetarët, për të zbutur pasojat e koronavirusit.

16:30
Bilanci i fundit/ Rritet numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali

ITALI- Numri i mjekëve të vdekur nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 87. Shifra është bërë e ditur nga autoritetet shëndetësore në Itali.

16:29
Vitrina e Librit/ ‘Murtaja’ në letërsi

Qytete të zhytyra në heshtje, të izoluara nga bota, njerëz që vdesin dhe heronj të vendosur në qëndresë. Letërsia gjithnjë na i ka sjellë përmes leximeve, imazhe të tilla të cilat deri një muaj më parë i shihnim si shpikje të imagjinatës, si fantashkencë.

16:21
Pink dhe djali i saj 3 vjeç, të infektuar me koronavirus

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram këngëtarja e famshme P!nk ka treguar se ajo dhe djali i saj 3-vjecar Jameson janë prekur nga Covid-19.

16:19
Rama: Edhe këmbësorët mund të vrasin njerëz, pikat e verdha do të bëhen si…

Kryeministri i vendit Edi Rama ka shpërndarë disa foto nga qyteti i Elbasanit ku pikat e verdha që shërbejnë si pika distancuese për të mbajtur radhë nga qytetarët, ka thënë se këto pika do të bëhen si vijat e bardha.

16:10
Mjekët e familjes i bashkohen luftës kundër COVID-19

Tiranë- “Mjekët e familjes do të ndjekin të gjithë pacientët e konfirmuar me COVID19 që janë në kushte shtëpie me simptoma të lehta apo të moderuara”.

16:07
Izolimi botëror i koronavirusit ka bërë që korja e tokës të lëvizë më pak, thonë studiuesit

Një studim i fundit thotë se që kur në shumë vende u ndalua puna e fabrikave dhe njerëzit u ndaluan të dalin nga shtëpia, zhurma sizmike – ose ndryshe, uturima e vibracioneve të kores së tokës – është ulur.

15:53
Shqipëria Live/ Elvis Naçi jep lajmin e mirë: Do të ndajmë 6 mijë pako me ndihma

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” imami Elvis Naçi.

15:50
Raporti: Fondacioni Gates financuesi i dytë më i madh i OBSH, pas SHBA

Një raport i dalë së fundmi në media nga takimi i përvitshëm i OBSH në 2018 zbulon detaje interesante për burimin se nga vijnë fondet e organizatës.

15:45
McLaren jep alarmin! Formula 1, katër skuadra në rrezik zhdukjeje

Pandemia koronavirus që ka ndalur të gjithë evenimentet sportive pritet të sjellë edhe një ndikim negativ në aspektin financiar të të gjitha kompeticioneve dhe skuadrave pjesëmarrëse.

15:40
Manchester United paguan punonjësit/ Futbollistëve në të gjithë Evropën po u ulen pagat

Liverpool e Tottenham kanë shkaktuar jo pak polemika me tifozët e tyre në Angli me vendimin për të mos paguar punonjësit që nuk janë në zonën sportive duke i nxjerrë në asistencë për t’u dhënë mundësinë që të marrin 80% të pagës nga qeveria britanike.

15:33
Gjobiten emigrantët! Kaluan në këmbë kufirin me Greqinë, për të shkuar në shtëpi

Në Kakavijë vijon kalvari i emigrantëve që ju duhet të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me Greqinë për të shkuar në shtëpi.

15:26
Punonjësit e turizmit, të papunë/ Mbi 90% e stafit janë larguar, në punë vetëm rojet

Covid-19 ka shkaktuar kolaps ekonomik në industrinëe turizmit.

15:20
I biri kërkon modelin e flokëve të CR7, i ati i bën gjysmëhënën e Fenomenit: “Ka vetëm një Ronaldo!” (Video)

Në këtë periudhë të izolimi social nuk është e rrallë dëshira për të ndryshuar ‘look’, ndoshta dhe per faktin se shumë dyqane berberësh janë mbyllur prej masave të koroanvirusit.

15:17
Në radhë në markete/ Ndërhyn edhe policia për të vënë rregull

Ditët e fundit vihet një lëvizje më e madhe e qytetarëve, të cilët dalin nga shtëpitë e tyre për të kryer shërbimet ditore, duke krijuar radhë në supermarkete, farmaci, por duket se radhët më të mëdha krijohen në banka.

15:10
Shoqërimi i Gëzim Krujës drejt banesës së fundit/ Detaje nga ceremonia mortore, në kohë pandemie

Vdekja e Gëzim Krujës padyshim që ka hidhëruar mbarë shqiptarët.

15:07
Burri vret me armë 5 fqinjë pas ankesave për zhurmë gjatë karantinës

I dyshuari është ndaluar dhe pushka e gjuetisë është gjetur në vendngjarje, 200 milje në lindje të Moskës

15:02
Thellohet bilanci! Shkon në 22 numri i viktimave në Shqipëri nga Covid-19

Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në spitalin infektiv, si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

14:54
Ndarja nga jeta e aktorit të madh, Gëzim Kruja! Ja si e kujtojnë miqtë e tij më të mirë

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Erjona Rusi dhe Flori Gjini, ishin të ftuar me anë të një lidhjeje me “Skype” aktorët Zef Deda, Drane Xhaj dhe Bruno Shllaku.

14:44
Tregu i Kombinatit, Veliaj: Faleminderit për bashkëpunimin! Kujdes në gjithë territorin për ta fituar këtë betejë

Një ditë pas prezantimit të masave nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, situata në tregun e kombinatit është normalizuar.

14:43
Austria mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga 14 prilli

Austria mund të nisë lehtësimin e masave të izolimit nga java e ardhshme, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz, por kërkoi nga qytetarët që të vazhdojnë distancimin fizik, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

14:43
Shqiptarët e bllokuar në kufi, reagon Policia e Shtetit: Ata që janë rezidentë jashtë, s’mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë

Policia e Shtetit ka reaguar “në përgjigje të disa medieve, lidhur me trajtimin e rasteve të disa qytetarëve që janë bllokuar në disa pika të kalimit kufitar”, deklarohet në hyrje të sqarimit.

14:32
Rama: Kush hap lokalin burg, konfiskim, heqje patente dhe sekuestro automjetit për disa vite

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa të ashpra për ata që hapin lokalet në këtë kohë.

14:31
Një rast me Covid-19 në Poliçan, reagon ashpër kryebashkiaku: I gjithë qyteti në karantinë,10000 banorë të rrezikuar

Një 79-vjeçar nga qyteti i Poliçanit ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

14:20
Merret vendimi/ Arrest shtëpie për drejtorin e ‘313-s’

Gjykata e posaçme vendosi arrest shtëpie për Eduart Strugën drejtor i burgut 313, dhe arrest me burg për dy të tjerët Florin Ahmeti dhe biznesmeni Ervin Kurtulli.

14:18
“Lleshaj ofendoi shkodranët”, Ulqinaku reagon pas intervistës së sotme të ministrit

Mbi intervistën e dhënë sot nga ministri Sandër Lleshaj në Shkodër, gjatë inspektimit të tij në tregjet ushqimore ka reaguar Izmira Ulqinaku e PD-së.

14:12
Rama: Nuk është koha që të tregoni sa pak dini! Lulzim ta kam thënë edhe para Metës që…

Kreu i qeverisë nuk harroi t’i kthente një përgjigje PD-së në komunikimin e tij me qytetarët.

14:09
Covid-19 në Shkodër/ Meta, bisedë telefonike me Manastirliun: Të rritet efikasiteti i masave

Mbi shtimin e rasteve me Covid-19 në Shkodër ka reaguar presidenti i Republikës, Ilir Meta.

14:08
Rama: Rrisim kohën për pazar. Ndëshkime të ashpra për të pabindurit

Kryeministri Edi Rama ndërsa ka prezantuar masat e reja lehtësuese që do të marrë në ditët në vijim, ka njoftuar edhe ndëshkimet që do të parashikohen në rast thyerje të këtyre rregullave.

14:00
Rama nxjerr projeksionet: Do kishim 286 viktima nëse nuk…

Në komunikimin me qytetarët kryeministri Edi Rama ka publikuar projeksionet e hartuara nga ministria e Shëndetësisë, ku thekson se nëse nuk do të ishin marrë masat sot të të kishte 3008 të infektuar dhe 286 viktima.

13:50
Maska falas! “Bëj 150 copë në ditë”, rrobaqepësja që po ndihmon në luftën ndaj Covid-19

Në studion emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Flori Gjini dhe Erjona Rusi, ishte e ftuar me anë të një lidhjeje në “Skype” rrobaqepësja nga Shkodra, Adriana.

13:45
Situata në kufij/ Rama i prerë: Kush ka rezidencë jashtë nuk do hyjë, të tjerët karantinë në hotele me shpenzimet e veta

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim online me qytetarët ku preku edhe çështjen e qytetarëve që duan të hyjnë në vend.

13:41
Covid-19, Lleshaj nga Lezha: Nga nesër në të gjithë vendin do aplikohen standarde të reja në tregjet ushqimore

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim të masave për parandalimin e COVID-19 në Lezhë, së bashku me Prefektin Gjokë Jaku, Kryetarin e Bashkisë Pjerin Ndreu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

13:29
Koronavirusi tremb Hollywood-in! Julia Roberts me maskë dhe doreza

Teksa ka shkuar për të bërë pazare, ylli i kinematografisë hollywood-iane, Julia Roberts është kujdesur të ndërmarrë masat e duhura mbrojtëse.

13:14
Të pandashëm për 51 vite! Çifti humb jetën prej Covid-19, brenda 6 minutave

Të pandashëm gjatë 51 viteve martesë, derisa koronavirusi i ndau- kjo është historia e dhimbshme e një çifti nga Florida, që humbi luftën me Covid-19.

13:13
Pandemia/ Lleshaj flet qartë: Kush është rezident nuk do lejohet të vijë në Shqipëri

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një inspektim në qytet rreth zbatimit të masave për parandalimin e COVID-19, së bashku me Prefektin e Qarkut dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

12:56
Covid-19/ Johnson në spital, por ende në drejtimin e qeverisë

Kryeministri britanik, Boris Johnson, vazhdon të drejtojë qeverinë pavarësisht se kaloi natën në spital me koronavirus- thanë zyrtarë të Downing Street.

12:51
Covid-19 në Kosovë, 3 viktima/ Sot humbën jetën edhe 2 persona

Dy pacientë të prekur nga koronavirusi kanë vdekur të hënën në Kosovë.

12:50
Basha i kthehet Ramës: Fshihesh pas një komiteti teknik, që njerëzit mos ta shohin se sa i papërgatitur je!

Kreu i PD Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama sa i përket testimit masiv të popullsisë.

12:45
Qyteza e fëmijëve online/ Korçë, organizohen lojëra në internet

Në ditët kur fëmijët duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe rutina e argëtimit ka ndryshuar, Qyteza e Fëmijëve në Korçë ka gjetur një mënyrë tjetër për argëtimin e tyre.

12:38
Masat kufizuese/ 166 qytetarë të gjobitur në 24 orët e fundit

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

12:34
Kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak! Arrestohet 33-vjeçari në Bulqizë

Një rast i armëmbajtjes pa leje është goditur në Bulqizë, ku ka rënë në pranga një 33-vjeçar dhe janë sekuestruar 1 kallashnikov, 1 “Shotgun” e një municion luftarak.

12:27
Piknik në det/ Policia britanike u prish planet covidiot-eve që po shijonin diellin

Policia i ka prishur piknikun një grupi nga Midlands West në Uellsin e Veriut që kishin dalë për të shijuar valët.

12:23
Dhjetëra kufoma në rrugë! Covid-19, ky është qyteti ku kutitë e kartonit po përdoren si arkivoleve

Pamje të rënda vijnë nga qyteti Guayaquil në Ekuador, ku trupa viktimash të koronavirusit janë lënë në anë të rrugës.

12:15
Spanjë/ 637 viktima në 24 orët e fundit

Numri i përditshëm i vdekjeve në Spanjë, ka rënë për të katërtën ditë radhazi, duke zgjuar shpresën se faza e shpërthimit më të keq të pandemisë në vend ka mbaruar. Numri ditor i vdekjeve të hënën u regjistrua në 637 viktima, numri më i ulët i raportuar që nga 24 marsi.

12:09
Dorezat nuk ju mbrojnë, nëse s’keni parasysh diçka! Videoja e infermieres që duhet parë medoemos

Dorezat janë një masë e mirë mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19, por aspak efektive për aq kohë sa ju nuk i lani duart, pas gjithçkaje që prekni.

11:59
Shkon në 4 numri i punonjësve me CoVid-19 në burgun e Rrogozhinës

Përveç juristit që Top Channel raportoi pak ditë më parë rezultuan me covid-19 edhe tre punonjës të tjerë të burgut të Rrogozhinës.

11:51
4,591 të infektuar/ Çekia raporton rritjen më të ngadalshme ditore të rasteve me koronavirus

Republika Çeke raportoi të hënën për rritjen më të ulët të numrit të rasteve me koronavirus.

11:50
CoVid-19/ “Jam më i sigurt në shtëpi”, I arrestuari i “Volvo 4” kërkon ndryshim të masës së sigurisë

Avokati i Elton Shehaj, njëri nga të arrestuarit e Volvo 4, thënë ndryshe grupi i Shijakut depozitoi kërkesën për ndryshim mase.

11:46
Irani nuk i përulet SHBA-së: Nuk do e kërkojmë kurrë ndihmën e tyre

Irani kurrë nuk do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Teheranin në luftën e tij kundër koronavirusit të ri, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Abbas Mousavi, duke shtuar se Uashingtoni duhet të heqë sanksionet e tij “të paligjshme” ndaj Republikës Islamike.

11:41
Mësuesja në Fier me koronavirus/ Banon në të njëjtin pallat ku rezultoi i infektuar edhe një çift të moshuarish

Shkon në 26 numri i të prekurve me Covid-19 në Fier. Një mësuese ka dalë pozitive pas kryerjes së testimit të koronavirusit.

11:27
“S’ka politikë me virusin”/ Ambasadori britanik, thirrje politikanëve të Kosovës

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, u bëri thirrje politikanëve kosovarë, të mos merren me politikë, në kohë krize pandemike.

11:25
Rama nuk i ndahet matematikës së PD: S’mund të japë mend as për tabelën e shumëzimit, jo më për strategjinë e testimit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në twitter me një status kundër PD, sa i përket deklaratave të tyre për strategjinë e testimeve.

11:23
Pardew: Diplomacia amerikane favorizon sot Serbinë

Ish-diplomati amerikan, James Pardew në shkrimin me titull “Ndërkohë që COVID19 ka përfshirë botën, Uashingtoni merret me lojëra të fëlliqura në Ballkan”, i kërkon Richard Grenellit të mos merret me Ballkanin, se nuk ka kompetencë.

11:18
Kujdes distancën e sigurisë! Lleshaj inspekton punën e policisë në tregjet e Shkodrës

Pas imazheve shqetësuese, në të cilat shfaqeshin përgjatë ditëve të shkuara, një dyndje e qytetarëve në tregjet ushqimore si dhe mosrespektim i distancës së sigurisë, në mbarë vendin janë shtuar masat shtrënguese.

11:05
BE kërkon rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi

Krerët e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Beograd dhe Prishtinë, kanë mirëpritur emërimin e Mirosav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së, si dhe u kanë bërë thirrje palëve që ta rifillojnë dialogun Kosovë- Serbi.

11:05
Masat kundër CoVid-19/ Rama: Sot gati rritja e ndëshkimeve

Kryeministri Edi Rama në një reagim në facebook shkruan se brenda ditës së sotme do jetë gati rritja e ndëshkimeve.

11:02
CoVid-19/ Shkon në 377 numri i të prekurve në vend

Ka shkuar në 377 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

11:01
Shkencëtarët në dilemë: A do ndihmojë nxehtësia e verës në mposhtjen e Covid-19?

Teksa bota numëron 1,277,204 të prekur dhe 69,568 jetë të humbura nga pandemia Covid-19, njerëzimi kërkon të dijë përgjigjen e radhës: A do ndihmojë nxehtësia e verës në mposhtjen e virusit?

10:49
Greqi/ Shkon në 76 numri i viktimave nga CoVid-19

Ka shkuar në 76 numri i viktimave nga CoVid-19 në Greqi.

10:48
Teoria konspirative e radhës: Teknologjia 5G po ndihmon në transmetimin e koronavirusit

Teoritë konspirative që pretendojnë se teknologjia 5G ndihmon në transmetimin e koronavirusit janë dënuar nga komuniteti shkencor.

10:42
Turqi, shkencëtari izolon virusin COVID-19

“Drejtori i Institutit të Bioteknologjisë të universitetit tonë arriti me sukses të izolojë virusin SARS-COV-2, gjë që është hapi i parë i prodhimit të serumit, vaksinës dhe ilaçeve kundër koronavirusit”, shkroi Universiteti i Ankarasë

10:26
Kakavijë/ Disa persona në pritje për të hyrë në Shqipëri, s’ka informacioni zyrtar mbi situatën

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka rreth 4-5 persona në pritje për të hyrë në Shqipëri.

10:20
Tunel dezinfektues dhe “sinjalistikë” pandemike! Tregu i Kombinatit me masa shtrënguese, e pranishme Ushtria dhe Policia

Nisur nga pamjet e javës së shkuar, ku shfaqej një mungesë ndërgjegjësimi dhe zbatimi të rregullave në tregjet e kryeqytetit, ditën e sotme vihet re prezencë e forcave ushtrake dhe efektivëve të policisë veçanërisht në tregun e Kombinatit, referuar si më problematiku sa i takon situatës pandemike në vend.

10:18
Gjirokastër/ Asnjë i prekur nga CoVid-19

Gjirokastra vijon të mos ketë raste të të prekurve nga Covid 19.

10:13
Boris Johnson në spital/ Sekretari Jenrick: Kryeministri po bëhet më mirë

Sekretari Robert Jenrick ka dhënë detaje mbi shëndetin e Kryeministrit Boris Johnson, i cili u dërgua në një spital në Londër të Dielën në mbrëmje 10 ditë pasi testoi pozitiv për koronavirus.

10:02
“Po luajmë kukamçefti me virusin”/ Mjeku Tritan Kalo cek një plagë të dhimbshme: S’ka Covid-19 që ta zhdukë

Me tone kritike, mjeku i njohur Tritan Kalo ceku përmes një postimi në Facebook ndërgjegjësimin e ulët të qytetarëve duke u shprehur se po luajmë kukamcefti me sëmundjen e rrezikshme.

09:53
Bëhuni gati! Pas 2 ditësh në qiell do të shihni “Hënën Rozë”!

Ajo që njihet si Hëna Rozë apo Hëna e Trëndafiltë e Pashkëve pritet të jetë e dukshme më 8 prill.

09:45
Ndodh në Irlandë/ Kryeministri i bashkohet mjekëve për të luftuar CoVid-19

Kryeministri i Irlandës Leo Varadkar do të kthehet në punë si mjek për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

09:40
Koronavirusi, Trump: Shohim dritë në fund të tunelit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sheh shpresë në luftën kundër koronavirusit.

09:35
Shënohen edhe dy viktima nga coronavirusi, shkon në tre numri i të vdekurve në Kosovë

Dy persona kanë humbur jetën në Klinikën Infektive si pasojë e prekjes nga virusi Covid-19.

09:31
Dy automjete marrin flakë te rruga e Kavajës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pranë rrugës së Kavajës.

09:26
Mjeku Pipero flet për kurbën e koronavirusit, nxjerr letrën e 80-vjeçares nga Vlora që u shërua

Mjeku i njohur infeksionist Pëllumb Pipero thekson se edhe java që sapo hyri pritet të jetë pak a shumë me të njëjtat numra sa i përket rasteve me CoVid-19.

09:23
Shkodër/ Shkon në 48 numri i të infektuarve me CoVid-19

Nga 26 tampon, 6 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në Shkodër. 2 familjarët e 80 vjeçares e cila ndërroi jetë dje dhe infermieri i cili i shërbente prej muaji dolën të infektuar.

09:08
Pandemia/ Sekretari i OKB: Dhuna në familje është rritur, të mbrohen gratë dhe vajzat

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, ka bërë një apel global për të mbrojtur gratë dhe vajzat “në shtëpi”, pasi mbyllja e shkaktuar nga pandemia e koronavirus përkeqëson dhunën në familje.

08:51
Koronavirusi/ Papa thirrje: Burgjet e mbipopulluara, rreziku i katastrofës

Në burgje koronavirusi mund të bëhet një “fatkeqësi” e vërtetë.

08:40
Përditësimet e fundit/ 1200 vdekje të tjera në SHBA, Japonia gati të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

Mbi 1.200 pacientë të rinj Covid-19 vdiqën në Shtetet e Bashkuara brenda një dite, sipas buletinit të fundit të botuar nga Universiteti Johns Hopkins.

08:25
“Së bashku do ia dalim”, Meta mesazh për sportin dhe mjekët

Presidenti Ilir Meta kujton sot Ditën Ndërkombëtare të Sporteve për Zhvillim dhe Paqe, duke u shprehur se “kjo ditë vë në dukje vlerat më të mira të sportit, që janë shfaqur në këtë periudhë të vështirë edhe në shoqërinë tonë: frymën e skuadrës dhe punën në ekip, rezistencën e bashkëpunimin kundër një armiku të përbashkët, solidaritetin dhe përpjekjet e palodhura për të dhënë gjithçka të mirë në shërbim të shoqërisë dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari”.

08:18
Jo vetëm njerëzit! Tigri del pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik në Nju Jork, ja si u infektua

Nadia, një tigër në kopshtin zoologjik Bronx në New York, është bërë e para e këtij lloji që provoi pozitivisht për koronavirusin, shkruan CNN.