Shiko Kush LUAN/ Mes Sarës dhe Vjollca Hoxhës, Lori zgjedh cila është mami më e mirë!

26/09/2020 23:55

Lori Hoxha ishte e ftuar në premierën e emisionit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Në puntatën e parë të sezonit 4 të emisionit, njëra nga lojërat shumë të dashura për publikun “Ndaje ose haje” vuri përpara vështirësive të ftuarit për shkak të pyetjeve pikante përballë ushqimeve të shpifura.

Njëra nga pyetjet drejtuar Lori Hoxhës nga modelja Emina Çunmulaj ishte të zgjidhte midis mamit të saj Vjollca Hoxhës dhe motrës Sarës e të tregonte se cila nga të dyja është mami më e mirë. Lori ka zgjedhur të përgjigjet dhe zgjodhi Sarën!

“Po mendoj që mami im i ka mësuar më të mirat motrës sime,prandaj mendoj që motra ime është mami më e mirë.”, u përgjigj ajo.

Top Channel