Tiranë/ Makina përplas 70-vjeçarin në Rrugën e Kavajës, pamjet nga i plagosuri i shtrirë përtokë

27/09/2020 11:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 70- vjeçar është përplasur pak minuta më parë nga një makinë ndërsa po kalonte në rrugën e Kavajës.

Përmes pamjeve të mbërritura në redaksinë e Top Channel, ai është plagosur dhe shikohet i shtrirë përtokë . Pas mbërritjes së ambulancës,  70-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital.

“Tiranë/Informacion paraprak, Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek “21 Dhjetori” mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nënkujdesin e mjekëve.Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel