Fotot/ Përfshihet nga flakët banesa e një qytetareje në Durrës, bllokohet qarkullimi i makinave në njërin krah

27/09/2020 10:19
Zjarri në banesën në Durrës

Banesa e një qytetareje nga Durrësi është përfshirë nga flakët mëngjesin e ditës së sotme.

Një zjarr ka përfshirë një apartament në një nga pallatet përgjatë rrugës në hyrje të qytetit bregdetar të Durrësit. Zjarrfikës të shumtë janë angazhuar në shuarjen e zjarrit, ndërsa është bllokuar qarkullimi i automjeteve në njërin kah të lëvizjes.

Zjarrfikësit kanë mundur të shmangin përhapjen e zjarrit në apartamentet e tjera të pallatit në lagjen 17. Banorët janë evakuuar nga pallati për të shmangur asfiksinë nga tymrat e shumta të çliruar nga djegia e banesës në pronësi të gruas Dh.H. në lagjen nr.17.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale.

 

 

 

 

 

 

FOTO GALERI
1/2

Top Channel