A ka një mundësi ribashkimi mes Mozzik dhe Loredanës? E zbulon reperi në “Shiko Kush LUAN”

26/09/2020 23:55

Mozzik ishte i ftuari i Luana Vjollcës mbrëmjen e së shtunës në nisjen e sezonit të katërt të emisionit “Shiko Kush LUAN”.

Reperi u përball me një pyetje vërtet pikante gjatë sfidës “Ndaje ose haje”, ku vlen të thuhet se është ndër pyetjet më të shpeshta që fansat presin pëgjigje.

“A ka një mundësi ribashkimi mes teje dhe Loredanës?”; u pyet Mozzik nga mikesha e tij; Kida. Donte, s’donte të fliste reperi na e dha një përgjigje në heshtje. Ai vendosi të hajë ushqimin e shpifur në vend që të fliste; por as nuk e mohoi. Në raste të tilla të gjithë biem dakord se heshtja tregon pohim.

Pra, për të gjithë fansat e dyshes iu themi të kryqëzojnë gishtat; pasi ku i dihet ribashkimi mund të jetë afër!

Top Channel