Rexhep Selimi

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se OVL u shndërrua në palën e mesit, ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte.

“OVL-ja mbeti në mes. U shndërrua në palën e mesit, mes dy palëve ku njëra dërgoi dosje e tjetra i mori ato. Njëra palë hodhi “rrufenë” e tjetra hodhi pranga. Rrufeja dhe reja që e shkrepte u lanë enigmatike ndaj arrestimi i dy drejtuesve të OVL nuk kishte pse të ndodhte”, ka shkruar ai Twitter.

Top Channel