Për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.155 vdekje, në Brazil 904 ndërsa në Meksikë 399.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1.155 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 94.534.

Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 88.600 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste rekorde ditore njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka arritur në 5.992.532.

Ndërkohë, numri i të shëruarve në vend ka arritur në 4.941.627.

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 28.502 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.718.115 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 141.441 me 904 vdekje të reja.

Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh, është më i prekuri në vend nga pandemia me rreth 971 mijë raste dhe 35.063 vdekje nga COVID-19.

Ndërsa, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 4.050.837.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si “epiqendra e pandemisë” në Amerikën Latine.

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 399 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 76.243. Ndërsa, me 5.573 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 726.431.

Deri më tani, në vend janë shëruar 521.241 persona të prekur me COVID-19.

Top Channel