Johnson kërkon nga Bashkësia Ndërkombëtare unitet përballë pandemive

26/09/2020 20:32

Kryeministri britanik Boris Johnson bëri thirrje sot që bashkësia ndërkombëtare të bashkëpunojë më ngushtë për të luftuar pandemitë, duke premtuar një shtesë prej 500 milion stërlinash për fondin global të vaksinave COVAX.

“Pas nëntë muaj luftë me COVID-19, vetë nocioni i bashkësisë ndërkombëtare duket i shkatërruar”, tha ai, para një fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

“Ne e dimë që nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Nëse nuk bashkohemi dhe nuk e kthejmë zjarrin kundër armikut tonë të përbashkët, ne e dimë se do të humbasin të gjithë”, paralajmëroi ai.

Gjithashtu, Johnson premtoi 500 milionë stërlina shtesë, mbi 48 milionë stërlina tashmë të premtuara nga BM, për partneritetin e prokurimit të vaksinave COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë të më shumë se 150 vendeve, ku nuk përfshihet SHBA dhe Kina.

Top Channel