E ushqente prej 2 vitesh, krokodili sulmon dhe vret punonjësin në kopshtin zoologjik në Papua Guinea e Re 07/09 08:48
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një pjesë të fjalës së Presidentit amerikan, Donald Trump, të mbajtur në Kombet e Bashkuara, ku flet për pandeminë e koronavirusit.
Presidenti Trump është shprehur se bota do ta mposhtë pandeminë e COVID-19 dhe do të dalë më e fortë prej saj.
Mesazhi i Ambasadës Amerikane:
“Gjatë fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara, Presidenti Trump tha se bota do ta mposht pandeminë COVID-19 dhe do të dalë prej saj më e fortë. Presidenti tha gjithashtu edhe se tre vaksinat e mundshme të COVID-19 të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara janë në fazat e fundit të testimit dhe se Shtetet e Bashkuara kanë nisur prodhimin paraprak tē dozat”.

Top Channel