Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Sot rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor.

Top Channel